Home Aktualitet Pallati 7-katësh mbi det, shpallet ne kerkim pronari

Pallati 7-katësh mbi det, shpallet ne kerkim pronari

596
0

pallati-durresNdërtimi pa leje i një pallati 7-katësh fare pranë detit në zonën e Shkëmbit të Kavajës çon në pranga një zyrtar vendor, ndërsa pronari i objektit është shpallur në kërkim.

Një zyrtar i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Rrashbull të Durrësit ka rënë në pranga pas masës së kërkuar ndaj tij nga prokuroria në gjykatë. Fiqiri Dema, me funksion kryeinspektor i Inspektoratit Urbanistik Vendor të Komunës Rrushkull, Durrës, është arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Enver Shaba (Shala). Lajmi është bërë i ditur dje nga burime zyrtare të Prokurorisë. Sipas tyre, pas një hetimi të Prokurorisë së Durrësit, gjykata vendosi masën e arrestit me burg për shtetasin Enver Shaba (Shala), administrator i kompanisë së ndërtimit, akuzuar për “ndërtim të paligjshëm”. Nën akuzë është vendosur edhe Fiqiri Dema, kryeinspektor i Inspektoratit Urbanistik Vendor të Komunës Rrushkull, Durrës. Sipas Prokurorisë, të dy këta persona, në zbatim të vendimit të Gjykatës, janë arrestuar gjatë ditës së shtunë nga ana e forcave të Policisë së Shtetit. Nga hetimi i Prokurorisë së Durrësit rezulton se shtetasi Enver Shaba ka kryer një ndërtim të paligjshëm 7 kate + garazh në zonën e Shkëmbit të Kavajës, fare pranë detit. Objekti pa leje rezulton që, në mënyrë formale, është konstatuar nga kryeinspektori i INUV, Fiqiri Dema, i cili nuk ka ndërmarrë asnjë veprim tjetër për raportimin e këtij rasti, si edhe për ndërhyrjen për prishjen e tij, theksojnë burimet e prokurorisë. Sipas tyre, në kohën kur është konstatuar si ndërtim i paligjshëm nga ana e kryeinspektorit Dema, ndërtesa ka qenë 4 kate në ndërtim dhe garazh. Zyrtari akuzohet se ka shënuar në procesverbalin përkatës vetëm 2 kate+garazh. “Pavarësisht konstatimit, megjithëse të pasaktë, kryeinspektori nuk ka kryer asnjë veprim tjetër. Dhe në kohën kur në kuadër të hetimeve të kryera nga Prokuroria është realizuar verifikimi në terren, ka rezultuar se ndërtimi që është pjesë e hetimit, ishte ngritur në 7 kate”, theksojnë burimet e akuzës.

HETIMI
Hetimet për pallatin 7- katësh kanë nisur nga Prokuroria e Durrësit më datë 30 tetor 2013, për akuzën “ndërtimi i paligjshëm”. Pas hetimeve të kryera është konstatuar se kjo vepër dyshohet se është kryer nga shtetasi Enver Shaba (Shala), i cili është marrë nën hetim në datën 13 maj 2014. Hetimet ndaj shtetasit Fiqiri Dema me detyrë kryeinspektor i INUV në komunën Rashbull, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës” kanë nisur mbi bazën e referimit të akteve për ndjekje penale, me shkresën me nr. 2983, datë 29.10.2013 të Komisariatit të Policisë Durrës. Policia ka marrë dijeni për kryerjen e një ndërtimi të paligjshëm, me një shkresë të INUK, Dega Durrës, pasi ka kërkuar mbështetje nga forcat e policisë për pezullimin e ndërtimit shumëkatësh, pa leje, në zonën bregdetare Shkëmbi i Kavajës. Në funksion të fazave të ndërtimit të këtij objekti është kryer një akt ekspertimi, nga i cili rezulton se ndërtimi i ri (pa leje të organeve kompetente) ndodhet në Zonën Kadastrale Nr. 8518, Durrës.

Nga tabela fotografike e përpiluar më datë 27.10.2013 objekti ka qenë i ndërtuar me 4 kate + garazhe. Ndërsa më datë 28.04.2014 është me 7 kate + garazhe. Më datë 13.05.2014 është këqyrur kartela e pasurisë nga ku rezulton se kjo pasuri është me sipërfaqe 839 m2 dhe sipas azhornimit që i është bërë më datë 28.11.2012 rezulton të jetë në pronësi të shtetit. Prokuroria tha se nga hetimi i kësaj çështjeje konstatohet se objekti pa leje të organeve kompetente ka filluar shumë kohë përpara se të fillonin procedurat e konstatimit të ndërtimit të paligjshëm dhe nxjerrjes së vendimit nr. 20, datë 23.10.2013 nga kryeinspektori i Inspektoratit Urbanistik Vendor të komunës Rushbull, “për prishje të objektit” në të cilin është përshkruar se objekti është 2 kate dhe një kat nën tokë. Këto akte duket se janë tepër formale pasi sipas aktit të ekspertimit dhe tabelës fotografike të mbajtur më datë 25.10.2014, rezulton se objekti është 4 kate dhe jo dy kate, sa është përshkruar në këto akte. Sipas akuzës, Fiqiri Dema, me detyrë kryeinspektor i INUV në komunën Rashbull, ka lejuar ndërtimin dhe më pas në mënyrë krejt formale duke ditur që ndërtimi po kryhej në tokë publike dhe në zonë me rëndësi kombëtare, nuk ka prishur objektin dhe kallëzuar faktin për ndjekje penale.zyrtar i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Rrashbull të Durrësit ka rënë në pranga pas masës së kërkuar ndaj tij nga prokuroria në gjykatë. Fiqiri Dema, me funksion kryeinspektor i Inspektoratit Urbanistik Vendor të Komunës Rrushkull, Durrës, është arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Enver Shaba (Shala). Lajmi është bërë i ditur dje nga burime zyrtare të Prokurorisë. Sipas tyre, pas një hetimi të Prokurorisë së Durrësit, gjykata vendosi masën e arrestit me burg për shtetasin Enver Shaba (Shala), administrator i kompanisë së ndërtimit, akuzuar për “ndërtim të paligjshëm”. Nën akuzë është vendosur edhe Fiqiri Dema, kryeinspektor i Inspektoratit Urbanistik Vendor të Komunës Rrushkull, Durrës. Sipas Prokurorisë, të dy këta persona, në zbatim të vendimit të Gjykatës, janë arrestuar gjatë ditës së shtunë nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Nga hetimi i Prokurorisë së Durrësit rezulton se shtetasi Enver Shaba ka kryer një ndërtim të paligjshëm 7 kate + garazh në zonën e Shkëmbit të Kavajës, fare pranë detit. Objekti pa leje rezulton që, në mënyrë formale, është konstatuar nga kryeinspektori i INUV, Fiqiri Dema, i cili nuk ka ndërmarrë asnjë veprim tjetër për raportimin e këtij rasti, si edhe për ndërhyrjen për prishjen e tij, theksojnë burimet e prokurorisë. Sipas tyre, në kohën kur është konstatuar si ndërtim i paligjshëm nga ana e kryeinspektorit Dema, ndërtesa ka qenë 4 kate në ndërtim dhe garazh. Zyrtari akuzohet se ka shënuar në procesverbalin përkatës vetëm 2 kate+garazh. “Pavarësisht konstatimit, megjithëse të pasaktë, kryeinspektori nuk ka kryer asnjë veprim tjetër. Dhe në kohën kur në kuadër të hetimeve të kryera nga Prokuroria është realizuar verifikimi në terren, ka rezultuar se ndërtimi që është pjesë e hetimit, ishte ngritur në 7 kate”, theksojnë burimet e akuzës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here