Home Ekonomi Ndryshon 500-lekeshi, nga 10 nentori kartemonedha e re

Ndryshon 500-lekeshi, nga 10 nentori kartemonedha e re

364
0

Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 10 nëntor 2017 do të hidhet në qarkullim kartëmonedha shqiptare me vlerë nominale 500 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2015.
Rishtypja e kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 500 Lekë, është miratuar me vendimin nr. 15, datë 26.02.2014, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i ndryshuar, në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kartëmonedha e re, me vlerë nominale 500 Lekë, emetim i vitit 2015, ka të njëjtën përbërje, pamje dhe përmasa me kartëmonedhën me vlerë nominale 500 Lekë, emetim i vitit 2007.

Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e kartëmonedhës, i cili në kartëmonedhën e re do të jetë “2015”, ndryshon firma e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe ajo e drejtorit të Departamentit të Emisionit, ndryshon trashësia e fillit të sigurisë nga 1,5 mm bëhet 2 mm, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “SHQIPËRISË” dhe “PESËQIND LEKË”.

Duke filluar nga data 10 nëntor 2017, kartëmonedha me vlerë nominale 500 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2015, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.

Previous articleKontrolli ne shtepine e Tahirit, asgje e dyshimte
Next articleUshqimet qe ndihmojne anemine

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here