Rrobat e gjetura të disa kosha mbeturinash janë prova kryesore që çoi në zbulimin e Mikel Shallarit, ekzekutorin e komisarit Artan Cuku.
Pikërisht në këto kosha, Policia gjeti një qese me rroba të cilat pas ekspertizës dhe analizës së ADN rezultuan se ishin të Mikel Shallarit.

Dyshohet se menjëherë pasi qëlloi 5 herë ndaj Artan Cukut, Mikel Shallari iku në këmbë në lagjet pranë rrugës së Kosovarëve.
Pikërisht para se të dilte në Sheshin Uilson, 24-vjeçari ka hequr një triko blu që mbante veshur e dorashkat dhe i ka futur në një qese të cilën e ka hedhur tek këta kosha mbeturinash.
Pikërisht tek trikoja me ngjyrë blu u gjet AND-ja e Mikel Shallarit.
Ndërkohë i riu pasi hodhi rrobat në kosh u largua në këmbë drejt “Qytetit Studenti” ku jetonte në një banesë private me qira.