Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Pujk, të Matit.
Policia bën me dije se disa persona të armatosur kanë qëlluar më breshëri automatiku, duke derdhur 15 plumba ndaj 48-vjeçarit Xhavit Lleshi, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas policies së Matit, 48-vjeçari udhëtonte i vetëm në makinë kur i është zënë pritë nga disa persona të armatosur, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i mundur.
Po sipas burimeve të policisë, bëhet e ditur se Xhavit Lleshit i janë bërë më përpara edhe 3 atenate, ku para një viti u tentua të vritet në të njëtin vend.
Policia njofton se pista e parë e hetimit është ajo e hakmarrjes, duke u nisur edhe nga rrethanat e vrasjes, gjithësesi po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.