Home Aktualitet Kujdes me kartat, ja si ju marrin paratë në bankë

Kujdes me kartat, ja si ju marrin paratë në bankë

640
0

Janë përfshirë familjarisht në klonimin e kartave bankare dhe deri tani policia ka zbardhur edhe shumën që kanë arritur të marrin tre personat e arrestuar për mashtrim, e cila është 30 mijë euro. Por si ka qenë skema e kartave të klonuar që ka nisur që nga shteti anglez e ka përfunduar me arrestime në Shqipëri, ku mes tyre edhe një punonjëse të policisë së Tiranës.

Sipas burimeve nga uniformat blu mësohet se vëllai i punonjëses së policisë Bedri Muda, emigrant në Angli ishte personi kryesor i cili siguronte kartat e klonuara dhe shiritin magnetik. Specialistët kundër krimeve kibernetike në policinë e shtetit bënë të ditur se mjaftonte marrja e të dhënave të kartave të kredit të shtetasve amerikan dhe të huaj, ku një nga mënyrat e marrjes ishte gjatë pagesës që ata kryenin në dyqane apo edhe restorante.

Kështu kalimi i të dhënave në shiritin magnetik sillte automatikisht kartën e klonuar e cila përdorej nga punonjësja e policisë Rajmonda Muda, dhe bashkëshorti i saj Maliq Kaca në Shqipëri duke kryer blerje në dyqane në Tiranë ku përdoreshin kartat e kreditit.

Por gjithashtu për të krijuar një kartë bankare për ta mjaftonte edhe kartat e telefonit që kishin shirit magnetik ku hidheshin të dhëna dhe marrja e parave bëhej jo vetëm me anë të blerjeve por edhe më anë të bankomateve. Sipas policisë kanë qenë vetëm bankat ato kanë qenë bërë denoncimin dhe hetimi ka nxjerrë në pah mashtrimin e tre të arrestuarve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here