Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë është mbledhur paraditen e sotme nën drejtimin e kreut të qeverisë, Sali Berisha.
Në rendin e mbledhjes parashikohen studime dhe leje, ndërkohë që prioritet i është dhënë porteve detare në vend. Kryeministri ka kerkuar zbatim te rrepte te kerkeses per ndertesa me kate te uleta buze detit. “”Duhet të heqim dorë përfundimisht nga ndërtimet mbi tre katëshe në brigjet tona”- tha Berisha, duke kujtuar se shume projekte miratohen si te tilla e me pas katet shtohen pa fund.
Gjatë kësaj mbledhjeje u miratua ndërtimi i Portit të Sarandës, ku do të lejohet ankorimi i anijeve të mëdha. Ndërkohë që një tjetër pikë për miratim është edhe zgjerimi i portit të peshkimit në Durrës.
Inxhinierja që ka marrë pjesë në hartimin e projektit për këtë port ka thënë se porti do të jetë sipas standardeve të vendeve të BE, do të furnizohet 24 orë me energji elektrike dhe do të ketë vende parkimi për makinat. Pas prezantimit, këshilli ka dhënë Ok për miratimin e planit.
Projekti i portit të peshkimit në Durrës parashikon hapësirën 2.3 hektarë në pozicion të përshtatshëm për të zhvilluar kapacitetet përpunuese. Ndërkohë që mendohet që porti të përpunojë rreth 130 anije peshkimi.