Aleanca “Kuq e Zi”, është shtrirë jo vetëm në të gjithë vendin por edhe në vendet ku punojnë dhe jetojnë shqiptarët.
Përfaqësuesit e aleancës “Kuq e Zi” kanë krijuar një degë tjetër të saj për shqiptarët të cilët jetojnë në emigrim.
Aleanca është ndalur këtë herë në Parma të Italisë ku 2 mijë emigrantë shqiptarë kanë firmosur peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnije dhe feje.
Emigrantët shqiptarë kanë dhënë mbështetjen e tyre ndaj përfaqësuesve të aleancës “Kuq e Zi” ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet “kombësia nuk shitet”.