Home Kulture “Instagrami” – platforma më e shfrytëzuar për ngacmime

“Instagrami” – platforma më e shfrytëzuar për ngacmime

1556
0

Hulumtimet e bëra nga “Ditch the Label”, organizatë që lufton ngacmimet, tregojnë se mediat sociale po rrisin ankthin te të rinjtë. Dyzet përqind e të anketuarve kanë thënë se ndjehen keq nëse askush nuk i pëlqen fotografitë e tyre “selfie”, ndërsa 35% kanë treguar se besimi i tyre është i lidhur drejtpërdrejt me numrin e ndjekësve që kanë, shkruan Eel.

Platforma “Instagram” është veçuar si mjeti që shfrytëzohet më së shumti për komente të këqija. Shtatë për qind e përdoruesve të rinj të “Instagramit” kanë thënë se janë ngacmuar në këtë aplikacion. Shifra është më e lartë kur krahasohet me 6% të të ngacmuarve në “Facebook”, 5% në “Snapchat” dhe 2% në “Twitter” dhe “You Tube”. “Instagram” tha se u bën thirrje përdoruesve që të raportojnë përmbajtjen ngacmuese. “E dimë se komentet e postuara nga njerëzit e tjerë kanë ndikim të madh. Andaj, kemi investuar shumë në teknologji të reja, për ta bërë “Instagramin” vend të sigurt dhe mbështetës”, tha shefja e politikave të “Instagramit”, Michelle Napchan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here