Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 1 orë më parë, në fshatin Golaj të Hasit, ndërsa nga vendngjarja raportohet se viktima është shtetasi Asllan Dauti, 34 vjeç.
Mbi viktimën ka qëlluar me armë një punonjës policie. Ai është shtetasi Qazim Brati, 47 vjeç dhe punon si polic në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, Kukës.
Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti pronësie mes viktimës dhe autorit.
Blutë e Kukësit kanë mundur të arrestojnë 47-vjeçarin.
Nga dëshmia e këtij të fundit pritet të zbardhen edhe detajet e ngjarjes si dhe konflikti që ky i fundit mund të ketë pasur me 34-vjecarin që ekzekutoi me armë.