Home Aktualitet Gjykata Vlore le ne burg pa afat te riun Ilir Muka

Gjykata Vlore le ne burg pa afat te riun Ilir Muka

175
0

Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë ‘burg pa afat’ për të akuzuarin kryesor për ngjarjen e ndodhur në periferi të Himarës, ku pas përplasjes me makinë, mbeti i vdekur 35 vjecari Aristotel Guma.

Pak orë pas vetëdorëzimit të tij në polici, ndërsa ishte i pranishëm në seancën e sotme, Ilir Muka është njohur me masën e arrestit.

Ndërkaq është dhënë masa e sigurisë edhe për të arrestuarit e tjerë

Endri Salati, arrest ‘burg pa afat’
Aleksandër Gjoka, 20 ditë burg
Bledar Meminaj, 20 dite burg
Andi Kotori, 20 ditë burg
Juxhin Mustafarj ,15 ditë burg
Dijon Bushi, ka paguar një garanci prej 1 milion lekësh
Fabjon Jahaj, ka paguar një garanci prej 1 milion lekësh

Eshte vetëdorëzuar në policinë e Vlorës, shtetasi Ilir Muka, i akuzuar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në periferi të Himarës, ku pas përplasjes me makinë, mbeti i vdekur 35 vjecari Aristotel Guma. Ilir Muka fshihej ne Tirane pas ngjarjes. Te gjitha negociatat dhe bindja e djalit per tu dorezuar jane bere nga babai i tij Halo Muka, i cili ka qene edhe vete i pranishem ne momentin e prangosjes se te birit dhe ka shoqeruar dergimin e tij nga Tirana ne Vlore.

Vetedoresimi i tij u paralajmeruar qe mbreme nga i ati Halo Muka i cili tha per mediat se është e papranueshme që djali i tij të akuzohet për racizëm, kur në të vërtetë ka ndodhur një aksident rrugor. “Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët. I shqetësuar marr vesh se djali i traumatizuar më flet duke thënë se pa dashje, në rrugë kam shtypur një kalimtar, të cilin nuk e njihja dhe me të cilin nuk kam pasur asnjë konfidencë me të, prandaj mos më pyesni më tepër sepse jam tepër i shqetësuar”, – tha babai i personit të dyshuar si autori kryesor i kësaj ngjarje.
Duke kërkuar që Iliri të dënohet vetëm për atë që ka bërë realisht, babai i tij thekson edhe njëherë që nuk do dënim politik. Ndër të tjera i bën thirrje kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollanos të mos përdorë këtë fatkeqësi për qëllime të tijat, të mos bëjë kurban djalin e tij.
“Djali ishte i traumatizuar, nuk erdhi në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Ngjarja u politizua. Ai ishte një aksident i ndodhur në rrugë. Jemi të gjithë shqiptarë dhe nuk ka vend për diferenca etnike. I bëj thirrje Bollanos, të mos politizojë fatkeqësinë që ndodhi në rrugë. Djali është një 20-vjeçar që nuk e njeh politikën, nuk i njeh dialektet dhe nuk njeh urrejtjen etnike. I lutem qarqeve politike të mos e politizojnë ngjarjen për të bërë kurban një 20-vjeçar”, – thotë Halo Muka.

****************

Dule i PBDNJ kerkon ‘police minoritare’ per Himaren. Opozita greke, letër KE-së

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka kerkuar sot ne nje deklarate per mediat qe zona si Himara te trajtohen ndryshe persa i perket rendit. Ai ka propozuar qe ne Himare te kete vetem police me kombesi greke, sipas tij, kjo do ti shmangte ne te ardhmen situata te tilla.

Po sot, deputetë të opozitës greke udhëhequr nga Kumustakos kanë dënuar ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Himarë, dhe kanë dërguar një letër në Këshillin e Evropës.
Në kërkesën e tyre deputetët grek kërkojnë që KE të dërgojë një notë protestë në adresë të qeverisë shqiptare, si dhe ngjarja e ndodhur në Himarë të përfshihet në raportin e Këshillit të Evropës për Shqipërinë.

*****************************

Intervistë me Vasil Bollano, kryetar i Bashkisë Himarë

INTERVISTA- Z. Bollano a mund të më thoni se cila është situata aktuale në qytetin e Himarës pas ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë?

Pas ngjarjes së ndodhur pas vrasjes së 35 vjeçarit Aristidh Guma situata është e qetë në qytetin e Himarës. Jeta në qytet ka vijuar normalisht që do të thotë që qytetarët kanë vijuar jetën e tyre si çdo ditë tjetër para se të ndodhte kjo ngjarje e rëndë. Të shtunën në qytet nuk ka pasur protesta të qytetarëve dhe as bllokime të rrugës nacionale.
Por ajo që mund të them është se njerëzit janë në pritje të konkluzioneve që do të nxjerrë drejtësia. Me sa jemi informuar policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet dhe deri më tani kanë bërë me dije disa të dhëna paraprake mbi këtë ngjarje të rëndë. Ne po presim fjalën e fundit të drejtësisë në mënyrë që autorët e kësaj ngjarje të vihen në bankën e të akuzuarve.

Z. Bollano kjo do të thotë se për zbardhjen e kësaj ngjarje ju keni besim tek organet e rendit dhe drejtësisë?

Mbi ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë ne kemi nxjerrë një deklaratë për shtyp. Ne i qëndrojmë asaj deklarate. Për sa i përket çështjes së besimit tek drejtësia ne këto ditë kemi punuar ngushtë me organet e policisë dhe të prokurorisë për të stabilizuar situatën. Ky bashkëpunim ka ndodhur me orientimin e Kryeministrit Sali Berisha i cili më ka telefonuar jo vetëm për t’u informuar për situatën por edhe për t’i përcjell ngushëllimet e tij familjes së viktimës. Njëkohësisht edhe me ministrin e brendshëm z. Basha, kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm për të stabilizuar situatën, për të treguar qetësinë dhe maturinë e duhur pas asaj që ndodhi. Nga i gjithë ky komunikim na është premtuar që autorët e kësaj ngjarje të rëndë do të përgjigjen para drejtësisë. Ne kemi besim se kjo do të ndodhë.
Ju keni pasur edhe vetë një përballje me drejtësinë…
Unë kohët e fundit kam pasur jo pak probleme me drejtësinë ku në fund të hetimeve kam dalë faqe bardhë për problemet me të cilat unë akuzohesha. Ndaj dhe në këtë rast unë nuk kam pse të dyshoj se do të ndodhë e kundërta.

Z. Bollano, pas ngjarjes së ndodhur ju keni bërë thirrje që qytetarët e Himarës të bllokojnë aktivitetin e tyre ndërsa pas 15-të gushtit në Himarë mund të mbyllet sezoni turistik. Është e vërtetë kjo?

Jo. Nga ana ime nuk ka pasur asnjë thirrje të tillë. E vërteta është se unë jam pyetur nga një gazetar mbi ecurinë e sezonit turistik dhe përgjigjja ka qenë se në këto momente nuk na intereson ecuria e sezoni turistik, por zbardhja e ngjarjes. Pra, ajo që unë kam thënë është se nuk mund të flisnim për turizëm në kohën që në Himarë ndodhi ajo ngjarje.

Qytetarë të Himarës na thanë se disa dyqane dhe lokale janë mbyllur pas një thirrje të ngjashme…
Ne jemi drejtues të njësisë vendore dhe nuk bëjmë thirrje që të mbyllin apo hapim aktivitetin tregtar pas ngjarjes së ndodhur. Në këto momente çështja është në duart e drejtësisë dhe presim rezultatet e këtij hetimi. Por, sigurisht besimi është i plotë që drejtësia do të zbardhë çështjen.

Nëse jo, ju do të rinisni protesta?

Ne nuk mund të flasim duke paragjykuar organet e drejtësisë. Fakt është se ne tashmë jemi në këtë fazë. Pra, duke pritur hetimet e drejtësisë dhe për këtë kemi kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e qeverisë shqiptare si dhe me ministrin e brendshëm i cili informohet nga kryetari i bashkisë Himarë në lidhje me situatën dhe linjave të tjera që ka në vartësinë e tij. Ndaj ajo që unë them është se ne kemi besim se autorët e kësaj ngjarje do të vihen përballë drejtësisë.

Z.Bollano, Kryeministri Berisha bëri disa deklarata sot, ku e ka quajtur vrasjen e z.Guma një akt barbar. A keni ju ndonjë koment mbi deklaratat e Kryeministrit ?

Ajo çfarë ka deklaruar Kryeministri është mendimi i tij i cili nuk mund të vihet në diskutim.

Po ju vetë z.Bollano tri ditë pas ngjarjes a mendoni se motiv i ngjarjes mund të jetë një konflikti banal mes personash shumë të rinj në moshë, apo i qëndroni idesë së një konflikti etnik?

Ne si drejtues të njësisë vendore nuk kemi asnjë koment mbi motivet e kësaj ngjarjeje sepse të vërtetën nuk e dimë. Ajo që ne dimë është ajo që kanë thënë drejtuesit e policisë apo prokurorisë nuk dimë motive të tjera. Por dëshmitarët okularë, të pranishëm në vendngjarje na kanë deklaruar ato që ne kemi përcjellur dy ditë më parë në media. Dhe deri në përfundim të hetimeve ne u qëndrojmë atyre deklaratave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here