Home Aktualitet Gjykata e Lartë rikthen në burg një nga tre gardistët e liruar...

Gjykata e Lartë rikthen në burg një nga tre gardistët e liruar të “21 janarit”

360
1

Sadik Çela, gardisti i akuzuar për ngjarjen e 21 janarit ku mbetën të vrarë katër protestues do të rikthehet në burg. Gjykata e Lartë me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit. Fillimisht, Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur masës së sigurisë me 30 ditë arrest për Çelën por Gjykata e Apelit kishte rrëzuar këtë vendim në kohë kur Çela kishte qëndruar 15 ditë në burg. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë tani, Çela do të rikthehet për të plotësuar masën e sigurisë të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ende nuk dihet nëse Prokuroria do të kërkojë masë të re për gardistin. Sadik Çela është një prej katër gardistëve të akuzuar për vrasjen e protestuesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit, para ndërtesës së Kryeministrisë me 21 janar të këtij viti. Edhe pse kanë kaluar afërsisht shtatë muaj nga ngjarja, ajo ende nuk është zbardhur dhe për vrasjen e katër personave nuk është dënuar askush.

1 COMMENT

  1. Eshte e paqart pse gardisti duhet te mbahet ne burg , a ka prova se ka vrar , nga videoxhirimet rastet e vrasjeve jan te dyshuara , mafioze dhe famekeqe sepse ka prova se vrasjet jan kryer nga masa e tubuar dhe nga mercenar te vete organizatorve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here