Home Politike Fyle sot në Tiranë, PD proteston para Kryeministrisë

Fyle sot në Tiranë, PD proteston para Kryeministrisë

643
0

Edi-Rama-Stefan-FyleKomisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fyle vjen sot në Shqipëri për të nisur dialogun e nivelit të lartë lidhur me përparësitë kryesore të integrimit.

Në kohën që Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle do të futet në selinë e kryeministrisë për të zhvilluar takimin me kryeministrin Edi Rama, ai do të përballet me një turmë me në krye kreun e PD Lulzim Basha, e cila do jetë duke protestuar për votën e lirë.

Kjo është një skenë e mirëpërgatitur nga ana e Partisë Demokratike, që Fyle përveç Integrimit të shtrojë në tryezën e punës edhe çështjen e blerjes së votës në zgjedhjet e pjesshme që u mbajtën në Korçë më datë 3 nëntor, ku vota referuar një vidioje të emisionit Fiks Fare janë blerë për 2000 lekë të reja. Prokuroria ka nisur hetimet por ende nuk ka nxjerrë një konkluzion.

Kjo është protesta e parë që zhvillon opozita (Partia Demokratike) pas nëntorit të vitit 2004 me parullën “Nano ik”. Ndërsa Partia Socialiste ka protestuar pas zgjedhjeve të 2009, jo vetëm me greva urie, por edhe me protestën e famshme të 21 Janarit 2011, për vidion e shfaqur po në Fiks Fare me Metën e Priftin, pasojë e të cilës ishte vrasja e 4 demonstruesve nga Garda.

AXHENDA E FYLE 
Vizita e Komisionerit do të zgjasë dy ditë, dhe Fyle do të ketë një sërë takimesh me përfaqësuesit politikë të vendit. Siç njofton zyra e shtypit të KE në Tiranë, objektivi i këtij dialogu është të sigurojë mbështetje për procesin e integrimit në BE duke u përqendruar në përparësitë e reformave kryesore.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Komisioneri Fyle do të takohet me Presidentin, Bujar Nishani Kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, ministren e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ai do të marrë pjesë gjithashtu në një takim me studentë, si dhe në ceremoninë e diplomimit të organizuar nga Akademia Rajonale për Demokraci.

Kjo është vizita e tretë brenda këtij viti e Komisionerit në Shqipëri dhe e para që prej ardhjes në pushtet të qeverisë së re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here