Home Kulture Elhaida Dani shkelqen ne “The Voice of Italy”

Elhaida Dani shkelqen ne “The Voice of Italy”

782
0

Elhaida Dani“Je uragan, e adhurueshme, fantastike, shkatërruese”, këto ishin komentet e Jurisë italiane në “The voice of Italy” për këngëtaren shqiptare Elhaida Dani.
Me një performancë dinjitoze, me një këngë të fortë
“Mama knows best” nga Jessie J,
ajo ka mahnitur anëtarët e jurisë, publikun Italian dhe ka bërë të ndihen krenarë të gjithë shqiptarët, që janë përfaqësuar nga ajo.

Pasi këndojë këngën e saj të gjithë u ngritën në këmbë të mahnitur nga zëri dhe mënyra e saj unike e të kënduarit.

Elhaida paraqitet si një këngëtare profesioniste në Klipin e saj dhe kujtojmë çmimin e saj në “Top Fest 9” me këngën “ S’je më”.

“Lufta e Jurisë” për të marrë në grup Elhaidën ishte e fortë, por në fund ajo zgjodhi njërin prej tyre Ricardo Cocciante, ndërsa të tjerët janë ndier keq për “humbjen”. Në fund të gjithë kanë përgëzuar këngëtaren për zërin e saj mahnitës.

Tani të gjithë presim me emocion sfidën e radhës për këngëtaren shkodrane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here