Home Aktualitet Elbasan – Peqin, aksident i rende, 4 te vdekur

Elbasan – Peqin, aksident i rende, 4 te vdekur

606
0

Aksident_rrugor-peqinNjë aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku tre automjete janë përplasur, duke shkaktuar 4 të vdekur e 2 të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në dalje të qytetit të Peqinit, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjocajt, ku automjetet me targa EL2270C AA576GA, AA638DC janë përplasur mes tyre.

Sapo kanë marrë njoftimin për aksidentin e rëndë, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe tre ambulanca të Elbasanit, të cilat kanë bërë të mundur transportimin e të plagosurve në spital. Sipas mjekëve të Elbasanit, i plagosuri Olsi Beu ka mbërritur në spital me dëmtime serioze dhe është në gjendje të rëndë, ndërsa pasagjeri tjetër i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. aksidenti ne elbasan

Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimave të aksidentit tragjik. Ata janë: Halit Tabaku, Besim Tupi, Xhavit Beu dhe 31-vjeçari Besmir Beu.

Mësohet se personat që kanë humbur jetën janë të tre drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga njëri prej automjete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here