Home Aktualitet Djegia e flamurit nga serbët,“Facebook-u” bëhet kuqezi

Djegia e flamurit nga serbët,“Facebook-u” bëhet kuqezi

1715
0

Ngjarja e turpshme e ndodhur në stadiumin “Luigi Ferraris”, të Xhenovas, ku një ndeshje futbolli u pezullua dhe u dogj flamuri shqiptar në mënyrë të turpshme nga një grup ekstremistësh serbë, bëri që menjëherë të kishte reagime edhe nga Shqipëria. Menjëherë pas skandalit të ndodhur në Itali, disa tifozë shqiptarë, që ishin mbledhur nëpër lokalet e natës në Tiranë, por dhe në qytete të tjera të vendit reaguan duke ia kthyer me të njëjtën monedhë, duke djegur flamurin serb, dhe duke kënduar këngë kundër tyre. Por të nesërmen e skandalit kur një flamur kuqezi ishte djegur në mënyrë të turpshme nga një grup barbarësh, pasi kështu janë dhe këtë e thotë edhe historia, që gjithmonë janë mësuar me “erën” e gjakut dhe nuk dinë t’i zgjedhin problemet në mënyrë të qytetëruar, mijëra flamurë të tjerë janë ngritur. Kjo ka ndodhur në rrjetin më të famshëm shoqëror në botë, siç është “Facebook”-u. Janë krijuar shumë linqe ku bëhet thirrje që të gjithë të ndërrojnë foton e profilit me atë të flamurit tonë kombëtar kuqezi. Përgjigja e kësaj thirrje ka qenë e menjëhershme ku brenda pak orësh të gjithë përdoruesit e këtij rrjeti kanë në foton e profilit flamurin kuqezi me shqiponjën dy krenare në mes. Prandaj djegia flamurit kombëtar, edhe pse “dhemb” shumë, por nuk është problem, pasi një ulet dhe mijëra flamuj të tjerë ngrihen. Historia shkruan se mbi popullin tonë gjithmonë janë bërë padrejtësi, por asnjëherë nuk kanë arritur që ta “zhdukin” këtë flamur dhe asnjëherë nuk do ta arrijnë një gjë të. Gjithmonë ai do të valëvitet lart e më lart dhe ne gjithmonë do të jemi krenarë që kemi këtë simbol kombëtar dhe do të jemi krenarë që jemi shqiptarë. Madje në “Facebook” është ngritur edhe një grup i quajtur “50.000 shqiptarë kundër këtij legeni serb qe dogji flamurin shqiptar” (që i dedikohet personit që dogji flamurin). Vetëm për dy ditë në këtë grup janë anëtarësuar mbi 40 mijë persona. Pra, këto dy ditë, “Facebook”-u ka marrë një ngjyrë kuqezi.

Huliganët shprehen se Xhenova ishte skena e duhur për shfaqjen e turpit

Flet krimineli që dogji flamurin: Nuk kam gjë me Italinë

Disa orë pas arrestimit nga policia italiane, barbari Ivan Bogdabov, organizatori i shfaqjeve të dhunës të martën në mbrëmje në stadiumin “Marassi” ku u dogj flamuri jonë kombëtar, personi në fjalë ka folur, duke thënë se nuk kishte gjë me Italinë. Por ashtu siç kanë thënë edhe disa ekstremistë të tjerë aty ishte vendi i përshtatshëm për “shfaqjen” e tyre, që gjithë bota ta shikonte.
“Vendi i duhur për shfaqje”
Në fakt po ta mendosh mirë, ishte vendi i duhur për ta mësuar e gjithë bota se çfarë bëhet nga këto anë, dhe se çfarë “njerëzish rriten”, që asnjëherë nuk i kanë marrë seriozisht atë që ndodhte në Ballkan dhe masakrat që janë bërë ndaj shqiptarëve, pro që i konsideronin si legjenda, dhe sipas shumicës, nuk kishin ndodhur në të vërtetë. “Bota” filloi ta besojë kur filluan të dilnin në sipërfaqe eshtrat e të masakruarve dhe të groposur në varre të përbashkëta nga këto njerëz. Por “shfaqja” e Xhenoas ishte për t’u treguar edhe fytyrat e atyre që e bëjnë një gjë të tillë edhe pse në fillim e kishin mbuluar atë, siç kishin bërë më përpara, por këtë radhë duket se ka dalë identiteti i këtyre barbarëve që vetëm skena dhe akte dhunë dinë të bëjnë dhe asgjë tjetër. Të gjithë shpresojnë të hiqen të gjitha maskat e “bogdanovëve” nga do që të jenë.
Fjala e kriminelit
Mesa duket, trazirat dhe buja e madhe që ka fituar, nuk po i pëlqejnë Ivan Bogdanov, kriminelit që dogji në mënyrë të turpshme, flamurin shqiptar dhe që inicioi trazirat në stadiumin e Xhenovas. “Nuk kam asgjë kundër Italisë dhe tifozëve italianë. Isha pak i dehur dhe isha mërzitur për kombëtaren time. Unë e dua vendin tim dhe e kisha inatin ndaj presidentit të Federatës. Ai shkarkoi trajnerin Antiç, që është idhull për ne. Nuk jam nga tigrat e Arkanit” tha Bogdanov. Ivani i tmerrshëm është futur në një burg grash, për shkak të frikës se mos e vrasin në një burg meshkujsh. Numri i madh i të dënuarve shqiptarë është problem që mund të sjellë vrasjen e Bogdanov. Fytyra e tij e njohur e ka bërë subjekt krimi, dhe “shqiptarët” anembanë botës ia kanë “bërë benë”. Ivan Bogdanov është tepër i njohur në Beograd. Është kapoja i tifozëve të Cervena Zvezdës, të njohur si tepër fanatikë. Ai ka një bombë dore të bërë tatuazh në pjesën e djathtë të gjoksit si edhe vitin 1389 në krah. Është viti i betejës së Fushë-Kosovës, kur ushtria serbe u mund nga ajo turke, por që në atë kohë nisi shpirti ultra-nacionalist serb. Bogdanov është 29 vjeç dhe skeda e tij penale është e mbushur me sherre, fyerje, agresione ndaj policëve, por edhe prodhim dhe mbajtje substancash narkotike. Në momentin e arrestimit të tij ka pasur tifozë që e kanë përshëndetur, por edhe të tjerë që e kanë fyer. Një tjetër tifoz serb tregoi dhe incidentin me flamurin kuqezi. “Një prej tifozëve italianë nxori në stadium flamurin shqiptar dhe atë tringjyrësh italian. Ne u inatosëm shumë dhe morëm flamurin shqiptar duke e djegur. Në Beograd nuk mund të manifestonim dhe Xhenova ishte skena ideale”.

Ekstremistët vazhdojnë të kërcënojnë Italinë për ndeshjen e kthimit

Sapo janë futur në territorin serb, policia vendase ka vënë në pranga 19 tifozë të tjerë të cilët u ndaluan sapo hynë në territorin serb, për shkak të incidenteve në “Marassi”. Ata janë skeduar si ultras të dhunshëm të Cervena Zvezdës dhe ndaj tyre do nisë procedimi penal. Ndërkohë kërcënimet në forume kanë nisur. “Çfarë prisni na ne. Do të keni probleme të gjithë, tifozët dhe Italia në ndeshjen kur të vijnë për ndeshjen e kthimit”, ka thënë një tifoz serb. Dhuna ka mbizotëruar gjithmonë në fushat serbe për dy dekada dhe por ajo që ndodhi në Itali kanë vënë në dyshim të ardhmen e Serbisë në kualifikueset e Euro 2012-s. Serbia ka pasur një histori të gjatë dhe serioze me dhunën në futboll, ku shumë tifozë janë të lidhur me organizata ultranacionaliste. Në Beograd ndeshjet midis rivalëve lokalë Partizani dhe Cerevena Zvezdës provokojnë incidente të pafundme. Shtatorin e kaluar një tifoz francez i skuadrës së Tuluzëz, i cili shkoi në Beograd për të ndjekur ekipin e tij në Ligën e Europës vdiq pasi u sulmua nga tifozët e Partizanit të Beogradit, ndërkohë që është në vazhdim e sipër gjyqi për 14 të dyshuar në vrasjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here