Home Sport Champions, Reali mposht Juven, plasin goleadat

Champions, Reali mposht Juven, plasin goleadat

446
0

ronaldoNata e dytë e Ligës së Kampioneve ka dhu ruar goleada. Kështu, Bajern Mynih dhe Paris SG kanë fituar nga 5-0 ndeshjet e tyre, duke marrë pikët e plota në tri ndeshjet e zhvilluara. Edhe gjermanët e Leverkusenit kanë shkatërruar 4-0 ekipin e Shakhtarit. Ndërsa Gallatasaraj, pasi ka shënuar 3 gola në pjesën e parë, është kënaqur me kaq. E vetmja surprizë, nëse mund të themi kështu, ishte barazimi 1-1 i Benfikës ndaj Olimpiakosit, në një fushë të mbushur me ujë. Ndërsa supersfida Real-Juventus përfundon me fitoren e spanjollëve. Kristiano Ronaldo bëhet sërish protagonist, që me dygolëshin e shënuar, ngjitet në kuotën e 7 golave në 3 ndeshje, si asnjë tjetër. Mançester Junajtid ka vuajtur jo pak ndaj Sociedadit, teksa ka marrë 3 pikët vetëm me një autogol, edhe pse ka humbur shumë raste shënimi.
MILAN-BARÇA
Si gjithnjë karizmatik me deklaratat e tij, Adriano Galiani nuk e ka pranuar ende pas ndeshjes rastin e shpërdoruar nga Robinjo. “Nuk e di nëse e la topin vetë duke bërë finte, apo nuk e gjuajti dot. Nëse e pyes, e di që do më thotë një gënjeshtër, gjithsesi, jam i bindur që do më lërë pa gjumë. Ishte një rast i shkëlqyer për të kaluar në avantazh. Bravo Alegrit për skemën 4-3-3, pasi rezultoi shumë efikase. Kaka u sakrifikua në fushë, duke menduar edhe për mbrojtjen. Ishte një modul loje ku të gjithë duhet të sakrifikonin”, – deklaroi Galiani. Ndërsa Andres Iniesta mendon se skuadra e tij duhet të kishte fituar, por nuk ka dyshime që do të kualifikohen si të parët e grupit, kur thotë: “Milani u mbrojt me të gjitha forcat, por gjithsesi ne i patëm rastet për shënim dhe për ta fituar ndeshjen. Nuk shqetësohem, nëse ky barazim na penalizon për t’u kualifikuar si kryesues, pasi jam i bindur që italianët do të dalin pa pikë kur të luajnë në fushë tonë”.
DORTMUND
Pas fitores 2-1 kundër Arsenalit, me një koreografi mbresëlënëse në Londër, tifozët e Borusias së Dortmundit tashmë besojnë se ky ekip mund të shkojë sërish në finalen e Champions League, edhe pse është një rrugë e gjatë dhe e vështirë deri atje. Pas humbjes në Napoli, shumë analistë menduan se kaq ishte cikli i Dortmundit në këtë kompeticion, por verdhezinjtë u rikthyen të frikshëm pas dy fitoreve rresht. Sfida me Napolin do të jetë vendimtare sa i përket kualifikimit, por Dortmundi kërkon kreun e grupit, teksa i pret brenda, si Napolin, ashtu edhe Arsenalin, pasi Marseja nuk përbën problem, edhe pse është një transfertë, ngaqë nuk ka asnjë pikë pas tri pikëve dhe është dorëzuar tashmë.

Previous articleVdekja e pesë maturantëve, kamioni fiku dritat
Next articleErdogan: “Kosova eshte Turqi”. Serbia proteston

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here