Ky është rasti, ndryshoni vendin me votën tuaj”. Ky ka qenë mesazhi që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ka drejtuar shqiptarëve, pasi hodhi votën e tij në qendrën e votimit pranë Farmacisë nr.10.
Basha ka uruar shqiptarët për festën e Bajramit dhe i ka ftuar ata të marrin pjesë në votime.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme, vendosim me votë, merret vendimi nga qytetarët për qytetarët. Mos mungoni në këtë vendimmarrje të madhe, mund të ndryshohet Shqipëria”.
Në veçanti ai u ka bërë thirrje “qytetarëve të zhgënjyer që nuk shohin shpresë nga politika.
“Mos mungoni, dita është e nxehtë, por do të vendosni për 4 vite, askush nuk duhet të ndihet i përjashtuar”, tha Basha.