Arrestohen autorët e vrasjes së dyfishtë në kryeqytet dy ditë më parë, ku të vrarë mbetën dy të rinj, dhe u plagos një tjetër. Në pranga janë vënë shtetasit Sael Sulaj dhe Vasjel Çavo, të dy të moshës 20vjeçare. Në një deklaratë për mediat, kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, tha se motivi i ngjarjes është konflikti i autorëve me drejtuesin e mjetit, 40 vjeçarin Elvis Gaçaj të plagosurin, për trafikun e lëndëve narkotike.
Atentati në lulishten “1 maji” ka ardhur pas konfliktit për trafikimin e lëndëve narkotike.lajmin e ka konfirmuar drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj në një deklaratë për mediat bëri të ditur se aktualisht vijon puna për gjetjen e pistoletës, pas gjetjes së një dite më parë të automatikut në Lumin e Lanës.
Ja deklarata e plotë e policisë
Pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Tiranë, dhe konkretisht nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda, Sektori KunderKrimit të Organizuar dhe Komisariati i Policise nr. 2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u be e mundur dokumentimi i plotëligjor, zbulimi i motiveve dhe mekanizmit, si dhe arrestimi i autoreve të dyshuar, të ngjarjes se ndodhur në afrësi te lulishtes 1 maji ne datë 1 Tetor 2015, ku mbetën të vrarë shtetasit:
Kevin Rugova, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, shtetasja Aurora Oskian 30 vjeç , lindur dhe banuese në Tiranë, si dhe u plagos shtetasi Elvis Gacaj, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit :
1-Sael Sulaj, 20 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.
2-Vasiel Çavo, 23 vjec, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u gjeten dhe sekuestruan një automatik model 56, (arma e krimit), 23 copë gëzhoja model 56, 6 copë gëzhoja model 54, veshjet e autoreve që kanë përdorur gjatë kryerjes krimit, si dhe një sërë provash të tjera të fiksuara në vendin e ngjarjes.
Motivi i ngjarjes kaqë në konfikti i autoreve të dyshuar me të plagosurin Elvis Gaçaj, në lidhje me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Nga veprimet hetimore është zbardhur igjithë mekanizmi i ngjarjes, nga kurezulton se rreth orës 19.40 të ditës se ngjarjes dy autorët e dyshuar të armatosur me automatic kallshnikov dhe pistolete TT pasi kanë pikasur automjetin e bmë të shtetasit Elvis Gaçaj të parkuar në brendësi të pallateve në afërsi të Lulishtes 1 maj, janë fshehur në brendësi të dy hyrjeve të pallatit në pritje të ekzekutuarve për veprën penale.
Pas disa minutash, kur në makinë kanë hyrë Elvis Gacaj dhe pasagjerët e tjerë , kanë qëlluar në drejtim të makinës, dhe më pas janë larguar nga dy drejtime të ndryshme drejt lumit të Lanës, ku edhe kanë hedhur dhe armët e krimit.
Aktualisht vazhdon punanga forcat RENEA, për gjetjen e armës së dytë të krimit atë pistoletë.
Gjithashtu u arrestuadhe i plagosuri Elvis Gacaj, pasi gjatë kontrollit në banesën që përdorte si bazë për shpërndarje të lëndëve narkotike , u gjetën dhe u sekuestruan 5 gram lëndë narkotike e dyshuar si kokainë , dhe një peshore.
Të gjitha provat e grumbulluara dhe materialet proceduriale ju referuan Prokurorisë së rrethit Gjyësor Tiranë për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”