Apple prezantoi sot modelin më të ri , iPhone SE, i cili është pothuajse i njëjtë sikurse iPhone 5s. Kjo pajisje ka kamerë 12 megapiksel dhe video 4K.
Faqet e specializuara teknologjike raportuan një ditë para eventit të kompanisë amerikane se Apple ka vendosur që të heq “5”-n nga emri i pajisjes dhe ta quajë thjesht “iPhone SE”.
Po ashtu, në eventin e sotëm, gjiganti teknologjik prezantoi edhe versionin më të vogël të iPad Pro që pritet të kushtojë 599 dollarë.
Apple prezantoi gjithashtu edhe modelin më të ri të orëve smart, Apple Watch.