Home Ekonomi Anijet shmangin portin e Durresit. Shkaku, çmimet e larta

Anijet shmangin portin e Durresit. Shkaku, çmimet e larta

834
0

porti-durresNë portin detar të Durrësit i cili është edhe porti më i madh i vendit puna ka kohë që ka rënë. Kjo duket me numrin e pakët të anijeve që vizitojnë këtë port. Sot në kalatat e këtij porti numëroheshin 1 anije tregtare,1 anije kontenierësh si dhe 2 tragete të linjës Bari-Durrës. Kjo është shumë pak për një port me kapacitete të larta përpunimi.

Janë disa shkaqet të cilat kanë ndikuar në uljen e volumit të punës në portin detar të Durrësit. Njëri ndër to janë tarifat e larta që aplikon ky port për anijet që hyjnë e dalin që
andej.

Disa vite më parë tarifat portuale u rritën deri në 200 % duke i barazuar ato me tarifat e porteve të fuqishme, sikurse janë porti i Hamburgut apo ai i Amsterdamit, kur dihet fare mirë së këto porte kanë adaptuar një teknologji moderne si dhe operojnë me anije të kapaciteteve super të mëdha.

Tarifat kryesore të cilat kanë pësuar një rritje të ndjeshme janë: tarifa e kalimit të kanalit, tarifa e ankorimit, tarifa e kohë qëndrimit në kalate si dhe tarifa e ngarkim-shkarkimit.

Një anije duhet të paguajë mesatarisht mbi 1 mijë euro për të hyrë në port, 400 euro në ditë qëndrim në kalate. Këtyre iu shtohen edhe tarifat e ngarkim-shkarkimit që varen nga sasia e mallrave si dhe shërbimet e tjera ku përfshihen pastrimi, furnizimi me ujë e të tjera shërbime të domosdoshme.

Një situatë e tillë ka bërë që shumë anije tregtare ta braktisin portin e Durrësit dhe të ankorohen në porte të tjera të rajonit si në Mal të Zi apo në Greqi, të cilët aplikojnë tarifa më të ulëta se ato të portit detar të Durrësit.

Në këto kushte tregtarët shqiptarë janë të detyruar që të dërgojnë trajlera në rrugë tokësore në këto porte për të tërhequr mallrat që ata porosisin për tregun tonë të brendshëm apo e anasjellta ngjet për mallrat që ta eksportojnë jashtë vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here