Home Aktualitet Aksion blic i policise, sekuestrohen 32 kg tritol, 3 te arrestuar

Aksion blic i policise, sekuestrohen 32 kg tritol, 3 te arrestuar

641
0

Gajte nje aksioni te befasishem, policia ka sekuestruar 32 kg tritol dhe ka vendosur në pranga tre persona. Të arrestuarit janë; Kel Ndreca 52 vjeç, Gjon Ndreca 27 vjeç dhe Ndue Kola 38 vjeç, banues në Fan –Mirditë.

Sipas policisë, në segmentin rrugorë Fushë Krujë – Kamëz është konstatuar Ndue Kola, i cili po qëndronte në mënyrë të dyshimtë dhe pak çaste më pas është afruar një automjet tip “Mercedes Benz”, me dy persona, Kel Ndrecën dhe Gjon Ndrecën, të cilët pasi kanë biseduar me Ndue Kolën, i cili po qëndronte në anë të rrugës, kanë zbritur nga automjeti, dhe të tre së basku janë afruar në bagazhin e automjetit nga ku kanë nxjerrë një qese plastike dhe më pas kanë vazhduar lëvizjen për në një lokal.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë ku kanë bërë neutralizimin dhe arrestimin e tre personave në flagrancë, të cilëve iu gjetën 32 kilogramë tritol.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278/4 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here