Home Aktualitet Aksidentohet makina e eskortës së Kryeministrit

Aksidentohet makina e eskortës së Kryeministrit

672
0

Një nga makinat e eskortës së kryeministrit Sali Berisha është aksidentuar pasditen e sotme në Rinas ndërsa drejtuesi i automjetit është në gjendje të rëndë. Mësohet se makina e parë e eskortës së kryeministrit ka devijuar nga rruga pranë aeroportit të Rinasit dhe ka rënë në kanal. Si pasojë drejtuesi i automjetit Gj.B ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, nga ku mësohet se është në gjendjë të rëndë. Makina ka përfunduar rreth 50 metra jashtë rrugës në tentativë për të shmagur një aksident të shkaktuar nga një automjet tip Ford. Eskorta kthehej në Tiranë pasi coi kryeministrin Berisha në aeroportin e Rinasit. Faqja zyrtare e kryeministrit bën me dije se kreu i qeverisë u nis sot, për një vizitë në Mbretërinë e Norvegjisë. Në Norvegji Berisha do të zhvillojë disa takime zyrtare me krerë të lartë të këtij vendi. Në axhendën e vizitës, krahas takimeve me autoritetet e larta norvegjeze, një vend të rëndësishëm zë dimensioni ekonomik. Për këtë qëllim, Kryeministri Berisha shoqërohet në këtë vizitë, nga një delegacion me përfaqësues të bizneseve shqiptare, kryesisht në fushën e energjetikës dhe të teknologjisë së informacionit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here