Një aksident me pasojë vdekjen një personi ka ndodhur pak minuta me pare në Elbasan. Viktima është Idris Hysa , 55 vjeç. Sipas policisë shtetasi Hysa po drejtonte një makinë me targa italiane në komunën Hotolisht, ndërkohë që ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.