Home Aktualitet 100-vjetori, Kosova përuron të martën “Rrugën e Kombit”

100-vjetori, Kosova përuron të martën “Rrugën e Kombit”

551
0

Nesër, një ditë para 28 Nëntorit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, do të festohet në Rrugën e Kombit me përurimin e 60 kilometrave të autostradës në Kosovë, nga kufiri shqiptar në Vërmicë deri në Gjurgjicë, ku lidhet me magjistralen Pejë-Prishtinë.

Nga Kryeministria kosovare u njoftua pak më parë se “në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbahet Manifestimi Qendror i përurimit të segmentit të pestë të Autostradës së Kombit”, nesër në orën 10:00.

Në 12 nëntorin e vitit të kaluar, në Vërmicë, afër kufirit me Shqipërinë, u zhvillua ceremonia inauguruese e hapjes së 38 kilometrave të para të autostradës së Kosovës, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga të dy shtetet.

Në autostradën e projektit kosovar 102 kilometërsh Vërmicë-Merdar, vazhdim i Rrugës së Kombit të ndërtuar në Shqipëri nga Durrësi në Morinë, gjithçka është gati për përurimin në 27 Nëntor të segmentit të pestë prej 22 kilometrash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here