HYRJE Sport Brazili fiton me lehtesi me bregun e fildishte

Brazili fiton me lehtesi me bregun e fildishte

0
132

Fitues pa shumë mundim kundër një Bregu të Fildishtë tepër të zbehtë (3-1), Brazili u bë ekipi i dytë që preu një biletë ëpr një te tetat e finaleve.

“Seleçao” bëri një tjetër paraqitje bindëse dhe efektive.

Formacioni brazilian 2010 nuk luan më një lojë sulmuese për të bërë spektakël, por racionale.

Kjo strategji i kanë dhënë formacionit të Karlos Dungës kualifikimin midis 16 më të mirave.

Luis Fabiano shënoi në minutën e 25-të pas asistit të Kaka.

Sulmuesi i Seviljes shënoi golin e dytë të Brazilit duke e marrë topin me dorë në minutën e 51-të, njëherësh edhe goli i tij i dytë i tij në këtë botëror.

Luis Fabiano u përzgjodh edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes nga FIFA.

Kaka dhe asistin e golit të Elanos në minutën e 62-të.

Didier Drogba shënoi golin e nderit për Bregun e Fildishtë në minutën e 79-të, goli i tij i parë në këtë botëror.

Fundi i ndeshjes dhuroi një spektakël të trishtuar pas largimit me karton të kuq të Kaka (88’), mesfushori i Realit të Madridit do të mungojë në ndeshjen e ardhshme kundër Portugalisë.

Portugalia do të luajë të hënën kundër Koresë së Veriut. Synimi i vetëm i Kristiano Ronaldo me shokë është fitorja

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here