Home Aktualitet Zjarri ne banese, hidhet nga kati i 4-rt per te shpetuar

Zjarri ne banese, hidhet nga kati i 4-rt per te shpetuar

503
0

zjarriNjë apartament në katin e katërt të një pallati pranë spitalit të fëmijëve në Tiranë, në rrugën “Kongresi i Manastirit” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës, 22 korrik.

Në momentin kur flakët e zjarrit kishin përfshirë apartamentin dhe zjarrfikësja po vonohej, një burrë është detyruar të hidhet nga kati i katërt për t’i shpëtuar zjarrit. A1 Report filmon ekskluzivisht momentin e hedhjes së njeriut nga ballkoni i katit të katërt.

Nga të dhënat e para mendohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedha e një bombule gazi. Në kushtet kur flakët po e përpinin punonjës të një agjencie funerale që kanë qenë jashtë i kanë bërë thirrje të hidhet dhe kanë hapur tendën e dyqanit. Në momentet që po ajo po hidhej, nga pamjet ekskluzive të të cilave janë siguruar nga televizioni A1 Report, dëgjohen të bërtiturat teksa binte mbi tendë, me qëllim që të mos përplasej direkt në tokë.

I plagosuri ndodhet në spitalin e djegieve në QSUT dhe sipas mjekëve, ka 60 për qind djegie dhe shëmbje të brendshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here