Home Aktualitet Vrasja e Enton Nikes, arrestohet ne Durres njeri prej autoreve

Vrasja e Enton Nikes, arrestohet ne Durres njeri prej autoreve

731
0

vrasja-enton-nikaArrestohet një nga autorët e përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dy ditë më parë në restorant “Muraga” në Linzë, në periferi të Tiranës. Policia vuri në pranga Mirsad Kuçana, ish-efektiv policie në një banesë me qera në Durrës. Burimet  thanë se Kuçanaj do të largohej jashtë vendit.

Sipas bluve të policisë 28-vjeçari lindur në Bajram Curri dhe banues në Tiranë ka kërcënuar me pistoletë në kokë, Ismet Gaxherrin, një nga bashkëpronarët e restorantit ku ndodhi vrasja, i cili njëherësh ishte mik me viktimën Nikaj. Gaxherri mbeti i plagosur lehtë në kokë nga goditja me qytën e pistoletës, ndërsa ndaj Kuaçanajt rëndon akuza për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim. Mirsad Kucanaj është personi që shihni në këtë foto me xhup të zi dhe me syze. Fotoja është shkëputur nga kamerat e sigurisë së lokalit në momentin e konfliktit mes palëve në parking.

Tashmë në kërkim mbeten ende katër autorë të dyshuar. Ervis Martinaj 33 vjeç është personi mbi të cilin rëndojnë dyshimet se ka qëlluar me pistoletë në kokë Enton Nikajn duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ish-polici Kuçanaj dyshohet se punonte truprojë i autorit të dyshuar për krimin, Martinajt. Po ashtu në listën e të kërkuarve janë Emiljano Nina 20 vjeç, Bujar Hasani 32 vjeç dhe Oliver Gjoka 29 vjeç.

Sipas uniformave blu deri mëngjesin e kësaj të premte janë kryer 24 kontrolle banesash ku janë përfshirë forcat RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Kontrollet për kapjen e të dyshuarve janë shtrirë në Tiranë, Durrës, Laç.

Precedentët e Martinaj
Të njohur për precedentët e tyre penal janë dhe personat e shpallur në kërkim mes tyre Martinaj, për të cilin uniformat blu kanë pasur dyshuar si i përfshirë në atentatin e ndaj Ervis Doçit dy vite më parë në kryqëzimin e Komunës së Parisit.

Dyshimet ndaj Martinajt kanë qenë të forta dhe për përfshirje në atentatin ndaj bankierit Artan Santo, pasi në një prej pronave të tij në lezhë policia gjeti dy skafandra të ngjashme me ato të përdorura nga vrasësit e bankierit që u larguan me një motor, por asnjëherë këto akuza nuk u zyrtarizuan.

Ekzekutimi i Nikajt dhe plagosja e Gaxherit sipas hetuesve ka pasur si shkak një borxh të pakthyer Martinajt në vlerën e 200 mijë eurove, por zyrtarisht hetuesit ende nuk kanë mundur të faktojnë këtë borxh.

Prej më shumë se 5 vitesh Martinaj rezulton si biznesmen i lojërave të fatit me aktivitet të shtrirë në të gjithë Shqipërinë, ndërsa ndaj drejtësia ka mundur të jap vetëm dy dënime me gjobë për shkak të evazionit fiskal.

Kuaçanaj ish-polic
Mirsad Kuçanaj ka qenë polic i patrullës së përgjithshme të policisë në komisariatin 2 në Tiranë nga viti 2004 deri në 2013. Në këtë vit ai është pezulluar nga detyra si pasojë e një ristrukturimi të Policisë së Tiranës. Pas pezullimit Kuçanaj mësohet se është rikthyer në detyrë, në Policinë e Durrësit deri para pak muajsh, kur është dorëhequr nga posti.

Autorët e dyshuar në kërkim
Ervis Martinaj, 33 vjeç
Emiljano Nina, 20 vjeç
Bujar Hasani, 32 vjeç
Oliver Gjoka, 29 vjec.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here