Paketat ushqimore, uji dhe buka për familjet e përmbytura në qytetin e Shkodrës shpërndahen nëpër shkolla. Ndonëse përfitojnë prej tyre vetëm personat që kanë emrat në listat e vendorëve në bazë lagjeje, rradhët nuk mungojnë. Sipas të dhënave nga shtabi i emergjencës, të enjten, sipërfaqja e mbuluar nga uji ka pasur një tkurrje deri në 11930 hektare. Por megjithatë fshatra të tërë kanë mbetur të izoluar, duke krijuar ishuj të vegjël.
Sipas të dhënave, liqeni është tërhequr me 400 metra nga qyteti I Shkodrës me një rënie të nivelit prej 18 cm. Por për shkak të rritjes së shkarkimeve nga Vau i Dejës, uji ka nisur të shfaqet sërish në harkun e Bërdicës.