Home Aktualitet Tiranë, plagosje me armë zjarri afër “Qytetit Studenti”

Tiranë, plagosje me armë zjarri afër “Qytetit Studenti”

697
0

qsNjë i ri është plagosur dje në mbrëmje, pranë kompleksit “Grand”, në afërsi të Qytetit Studenti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.00, pak më lart se shkolla “Mihal Grameno”, kur është qëlluar me një plumb në këmbë, Erivn Gjini, nga Laçi.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë së komisariatit numër 1, të cilët e kanë nisur të plagosurin për në Spitalin Ushtarak, ndërsa kanë nisur kërkimet për gjetjen e autorit.
Burime policore kanë bërë të ditur, se Gjini ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip “Smart” dhe në rrugë është konfliktuar me një tjetër person, edhe ai me autoveture, por të tipit “Audi”. Nuk dihet me saktësi, nëse të dy personat janë konfliktuar për radhën e kalimit, apo ndonjë gërvishtje, por sipas policisë, sherri ka qenë banal i çastit.
Duke debatuar, personi i paidentifikuar, ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar një herë drejt Ervin Gjini, duke e lënë të plagosur e duke ikur në rrugicat mes pallateve.
Policia ka ngritur postblloqe për të mundësuar kapjen e autorit, ndërsa janë shoqëruar në komisariat rojet e parkimit (ku edhe ndodhi ngjarja) dhe dëshmitarë të mundshëm të ngjarjes.
Deri pas mesnatës së djeshme, personi nuk ishte identifikuar, ndërkohë që Gjini ndodhej në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Jo më larg se pasditen e 4 shkurtit, një 30-vjeçari nga Durrësi i zunë pritë disa persona ku si pasojë e të shtënave me armë mbeti i plagosur Denis Shtrezi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here