Tragjedia e ndodhur mbrëmjen e së hënës (30 Korrik) në maternitetin “Koço Gliozheni” mund të ketë lidhje me dyshimet që Hysen Biba kishte mbi atësinë e fëmijës, ose me një depresion të fortë. Ngjarja që shokoi mbarë opinionin publik ndodhi rreth 21:00, kur u mësua se babai hodhi nga dritarja e katit të katërt të maternitetit, foshnjën 3 ditëshe. FOSHNJA ISHTE DJALE, NENA NE GJENDJE SHOKU Pavarësisht nga tentativat për ta mbajtur në jetë, mjekët nuk kanë arritur t’i shpëtonin jetën fëmijës së vogël, që mësohet se ishte i seksit mashkull. Prindërit e fëmijës janë një çift nga Kukësi që prej disa kohësh banonte në kryeqytet, ndërsa mësohet se i ati i foshnjës vuante nga depresioni. Nga ana tjetër nëna e foshnjes ka pësuar një shok të vërtetë psikologjik dhe gjendja e saj shëndetësore është rënduar së tepërmi pas kësaj ngjarjeje. Ajo është mbajtur gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme nën kontrollin special të mjekëve dhe të afërmve të saj. KRIMI Ai ka qenë duke e mbajtur fëmijën në krahë dhe ka përfituar nga një moment kur e shoqja, Luljeta (28 vjeç), dhe e ëma e saj nuk e kanë pasur mendjen, ka marrë fëmijën nga krevati i vogël që ndodhej pranë shtratit të bashkëshortes dhe e ka hedhur nga dritarja. Mamitë e spitalin kanë treguar dje për TV A1Report se gjatë këtyre ditëve kanë vënë re grindje mes çiftit Biba, të cilat kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes së djeshme. 33 vjeçari, Hysen Biba, fillimisht i kishte ofenduar dhe ulëritur bashkëshortes së tij. Burime policore të cituara nga “Shqiptarja.com” informojnë se pasi kishte bërë krimin kishte kërcënuar të shoqen dhe kishte zbritur poshtë duke tentuar të largohej. Pak kohë më vonë Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, konfirmoi mbrëmë për TV A1Report se autori i ngjarjes u vetëdorëzua në Komisariatin nr.5 të kryeqytetit, ndërsa për arrestimin e tij ishin ngritur postblloqe të shumta në rrugët e Tiranës. Pasi është dorëzuar në polici, Hysen Biba nuk ka pranuar të flasë me agjentët pa praninë e një avokati. Gjithsesi, është mësuar se ai dyshonte për atësinë e fëmijës dhe mendohet se ky mund të jetë edhe shkaku i grindjeve me bashkëshorten gjatë këtyre ditëve, pas lindjes së fëmijës. CIFTI NGA KUKËSI Prindërit e fëmijës janë një çift nga Kukësi ndërsa mësohet se i ati i foshnjës vuante nga depresioni. “Gjendja e tij depresive dhe e degraduar mendore është konfirmuar edhe nga mjekët e spitalit, të cilët konfirmuan se e njihnin autorin prej javësh që kur shoqëronte për vizita të shoqen e tij. Biba kishte tipare agresiviteti dhe ishte shumë i paqëndrueshëm”, thanë burimet policore. Lajmi fillimisht u publikua ne 21: 57 minuta dhe u perditësua ne orën 07: 30 minuta Redaksia online