Home Aktualitet Tiranë, atmosferë festive, përurohet fshati turistik

Tiranë, atmosferë festive, përurohet fshati turistik

692
0

Pas ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjeve, Bashkia e Tiranës ka zbuluar sot një tjetër hapësirë festive në kryeqytet. Rruga pedonale “Murat Toptani”, nga sot është kthyer në një fshat turistik me shtëpiza të vogla prej druri, të zbukuruara në atmosferën e festave të fundvitit, ku qytetarët do të kalojnë momente festive, hareje dhe do të shkëmbejnë dhurata deri në orët e vona të mbrëmjes.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i Bashkisë Lulzim Basha tha se kjo, është një traditë dhe një zakon i të gjitha kryeqyteteve botërore, dhe sot vjen në Tiranë ndaj kërkesave me standard evropian të qytetarëve të kryeqytetit”
Kemi premtuar një dhjetor festiv, vazhdoi më tej Basha, dhe do ta bëjmë realitet në çdo lagje të Tiranës.
Kreu i Bashkisë falënderoi bizneset për ndihmën që po japin në këtë fundvit, pasi sipas tij, nuk po shpenzohen para nga taksat e qytetarëve për zbukurimin e Tiranës, por paratë janë ndihmë nga bizneset që veprojnë në Tiranë.
Ky projekt vjen i realizuar nga “Iceberg Communication”, dhe do të qëndrojë i hapur gjatë gjithë dhjetorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here