Home Aktualitet Struktura e re administrative, Policia e Shtetit shton komisariatet

Struktura e re administrative, Policia e Shtetit shton komisariatet

120
0

1461590239makinepolicie-905x395Policia e Shtetit ka përfunduar përshtatjen e strukturës së saj me ndarjen e re administrative. Kështu, në mbarë vendin tashmë ka përfunduar ngritja e komisariateve të reja dhe stacioneve policore, edhe në ato zona ku më herët prezenca e policisë ka qenë thuajse inekzistente.

Nga 36, numri total i komisariateve ka shkuar në 50, si dhe janë ngritur edhe 15 stacione policore, këto të fundit kryesisht në zona të thella.

Madje, në ligjin e ri të uniformave blu komisariatet dhe stacionet njihen me termin njësi policore. Disa nga komisariatet e reja që janë ngritur janë ai i Vorës në Tiranë, ai i Rrogozhinës, komisariati i Konispolit dhe ai i Finiqit.

Ndërkohë, disa nga stacionet e reja policore që janë ngritur janë ai i Dropullit, stacioni i Libohovës, stacioni i Memaliajt dhe ai i Këlcyrës. Ngritja e komisariateve dhe stacioneve të reja policore është bërë në bazë të numrit të banorëve të zonave.

Po ashtu, burime nga uniformat blu bëjnë me dije se edhe këtë vit në zonat turistike do të aplikohet ngritja e postatave të përkoshme policore, si në Valbonë apo në bregdetin e jugut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik.

Shtimi i komisariateve dhe stacioneve policore pritet të rrisë kontrollin e territorit nga ana e uniformave blu, si dhe synon lehtësimin e procedurave për qytetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here