Home Aktualitet Shperthim ne minieren e Bulqizes, plagosen 3 punonjes

Shperthim ne minieren e Bulqizes, plagosen 3 punonjes

566
0

minieraaNjë shpërthim në një galeri gjatë punimeve në minierën e kromit në Bulqizë teksa po punohej për hapjen e një pusi, ka lënë të plagosur 3 punonjës kinezë të minierës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të së shtunës, në seksionin e punimeve për pusin e ri, në nivelin 21, ku shpërthimi i papritur ka lënë të plagosur 3 prej disa punonjësve të kompanisë kineze “Xiang Enginering”, e kontraktuar nga kompania “Albchrome”.

Të plagosurit janë shoqëruar në spitalin rajonal të Bulqizës, ku po i jepet ndihma e nevojshme mjekësore dhe prej nga njoftohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, 3 minatorë të tjerë kinezë dyshohet se janë ende të bllokuar brenda minierës

Trupat e Repartit të Inspektim-Shpëtim Minierave janë nisur drejt Bulqizës për të verifikuar situatën së bashku me strukturat vendore. Drejt Bulqizës është nisur edhe zv/ministri Gëzim Muasabelli dhe strukturat e ministrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here