Home Aktualitet Shoqet e Irisit: “Vrau veten se ngeli ne stazh”

Shoqet e Irisit: “Vrau veten se ngeli ne stazh”

720
0

Iris-Belba1Debati në FB mes shoqeve të klasës së Iris Belbës: Faji i profesorit të “Kontabilitetit financiar”. Para një muaji tentoi vetëvrasjen.
Shoqja e kursit: Iris Belba u mërzit pasi mbeti në stazh nga “Kontabiliteti financiar” Studentja e Fakultetit Ekonomik në Tiranë, Iris Belba, e cila u hodh nga kati i 16-të i “Sky Tower” tri ditë më parë, kishte mbetur dy herë në provimet e lëndës “Kontabilitet financiar”.

Ajo nuk kishte arritur notë kaluese në këtë lëndë një vit më parë, kur frekuentonte vitin e dytë të degës së Financës. Këtë vit ajo përfundonte vitin e tretë të studimeve, por ngelja në dy provimet e “Kontabilitetit” nuk e lejonte të hynte në diplomë, duke u dashur të priste sërish dhënien e provimit. Pasi nuk arriti të kalonte në vitin e dytë, 21-vjeçarja nga Fieri tentoi sërish këtë vit dhe nuk ia doli.

Debati në FB
Disa orë pas ngjarjes së ndodhur në Tiranë, një shoqe klase e Iris Belbës ka bërë një shënim të gjatë në faqen e saj në Facebook. Mes të tjerash, vajza me iniciale R.E shkruan: “Nuk mundem të rri pa thënë dy fjalë për atë ngjarje tronditëse që përjetova sot, për të vetmen arsye sepse e ndiej veten disi fajtore që kurrë s’e pyeta atë shoqe klase se çfarë e shqetësonte qe sillej aq çuditshëm, që kurrë nuk i rashë telefonit të saj për ti dëgjuar hallet, që kurrë s’e ftova për një kafe për ta njohur më tepër, që kurrë nuk i dhamë mundësinë të tregonte vetveten, që kurrë s`e afruam, që kurrë nuk e bëmë pjesë tonën. Irisi ishte një shoqe klase e ardhur në klasën tonë për arsyet e saja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here