Një punonjës policie është vënë në pranga ditën e sotme nga uniformat blu, pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Policia e Tiranës ka bërë me dije arrestimin e 37 vjeçarit, Arjan Hoxha me arsim të lartë juridik, specialist për hetimin dhe parandalimine e krimit në Komisariatin Nr. 3 në kryeqytet.
“Hoxha u arrestua në malin e Robit, në Kavajë pasi në rolin e tutorit kishte lënë për të përfituar dy femra, të cilat pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të tjerë, përfitonin shumën prej 100 eurosh. Arrestimi i tij u krye pas punës hetimore”, theksohet në deklaratën për shtyp të policisë së kryeqytetit.
Po ashtu policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e shtetases, Xh. H 23 vjeç.