Home Sport Pas Juventusit edhe Milani eliminohet nga Kupa e Italisë

Pas Juventusit edhe Milani eliminohet nga Kupa e Italisë

570
0

AC Milan v Udinese Calcio - TIM CupPas Juventusit eliminohet edhe Milani nga çerekfinalja e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sedorf janë eliminuar nga Udinese, e cila i ka mundur 1-2.

Edhe pse Milani kaloi përpara në avanatazh nuk arriti që ta ruante, pasi Udinese përmbysi gjithçka duke kaluar në gjysmëfinale.

Për Milanin shënoi fillimisht Baloteli në minutën e 6, por në fundin e pjesës së parë Muriel barazoi me penallti.

Atëherë kur po mendohej që Milani do të shënonte golin e kualifikimit, një gjë të tillë e bën Udinese me Lopez në të 78’ duke kalimin në gjysmëfinale.

Dëmtohet Falcao, mungon në Botëror

Radamel Falcao sipas të gjitha gjasave do të mungojë në Kampionatin Botëror pasi ka pësuar një lëndim të rëndë në gju gjatë përballjes së Monacos kundër Chasselay në Kupën e Francës.

Kolumbiani hapi serinë e golave në pjesën e dytë por dëmtua.

Shkalla e lëndimit ende nuk është bërë e ditur por Kolumbia do të jetë e shqetësuar për yllin e tyre pasi mund të mungojë në Kupën e Botës.

Emri i Falcaos u lakua edhe me një kalim te Reali i Madridit, por që tani mbyllet gjithçka, pasi dëmtimi do ta mbajë larg fushave gjatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here