Home Ekonomi Miratohet projektligji, reduktim te kazinove e pikave te basteve

Miratohet projektligji, reduktim te kazinove e pikave te basteve

650
0

120208TIRANE– Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar në parim projektligjin për Lojërat e Fatit, i cili parashikon mbylljen e kazinove elektronike dhe ul ndjeshëm pikat e basteve. Projektligji parashikon gjithashtu mbylljen apo zhvendosjen e pikave të basteve në distancë më të afërt se 200 metra nga institucionet arsimore, institucioneve bankare dhe institucioneve fetare.

Nga ana tjetër, ndryshimet parashikojnë rritje të ndjeshme të tatimeve e të taksave për subjektet e Lojërave të Fatit. Sipas kreu të Komisioni të Ekonomisë Erion Braçe, “në fakt, të gjitha masat synojnë tamam këtë, mbylljen dhe reduktimin deri në mbyllje të lojrave të fatit, përfshirë bastet!”.

Distancat

Pikat e basteve sportive të të njëjtit subjekt lojërash fati do të jenë jo më pranë se 200 metra nga njëra-tjetra, ndërkohë që ky detyrim nuk do vlejë kur bëhet fjalë për kompani të ndryshme. Është ky një prej ndryshimeve të pakta që ju bënë projektligjit për Lojërat e Fatit nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë, i cili la në fuqi detyrimin që këto subjekte të mos ushtrojnë aktivitet më shumë se 200 metra pranë shkollave, apo institucioneve bankare dhe të kultit.

Komisioni kuvendor miratoi dje mes debatesh në parim draftin, i cili do kalohet për votim nga Parlamenti. “Qëllimi i këtij ligji është reduktimi deri në mbyllje i këtyre lojërave. Këtu bëhet fjalë për lokalet e basteve sportive dhe, në qoftë se ka një gjë që vazhdon të jetë e përhapur pa fund nëpër qytetet tona, ato janë lokalet e basteve. Nuk ka pallat që të mos ketë në kat të parë një pikë basti. Me këtë ligj nuk po i heqim dot larg kateve të para të pallateve, të paktën të jenë larg këtyre 3 institucioneve”, tha Braçe.

2 mln dollarë
Objekt debati në Komision u bënë edhe licencat e lojërave të fatit, të cilat mund të shkojnë deri dy milionë dollarë, do të kenë kohëzgjatje 10-vjeçare dhe do të paguhen nga subjektet plotësisht që vitin e parë. Ky ndryshim, i paraqitur në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, u kundërshtua si nga opozita po dhe nga kreu i këtij Komisioni Erion Braçe. Ish-ministri i Financave Ridvan Bode dhe Erion Braçe thanë se parapagimi i licencës i heq shtetit mundësinë të revokojë licencat problematike.

Por zv.mimistrja e Financave, Irena Beqiraj argumentoi se një prej qëllimeve kryesore të ndryshimit ligjor është dhënia e licencave për subjekte që i kanë mundësitë financiare të garantojnë kosto të tilla, prej 200 milionë lekësh (afërsiht 2 milionë dollarë).

Shpërblimet
Në nenin 12-të Autoreti Mbikqyrës i Lojrave të Fatit kishte planifikuar që të përcaktonte me ligj që 50 % e 20 % të vlejes së gjobave dhe kamatvonesave të shkonte si shpërblim për punonjësit e saj. “Për punën e mirë në territor inspektorët shpërblehen apo të marrin dhe bonuse” argumentoi Irena Beqiraj zv/ministrja e Financave e cila mbrojti pr/ligjin.

Por kjo u kundërshtua ashpër nga kryetari i komisionit Erion Braçe dhe nga deputetë të tjerë ” Nuk mund të përcaktohen me ligj shpërblimet” tha Braçe duke sjellë si shembull policinë. Por Beqiraj në replikë i tha: Policisë ia rritët rrogat të parëve. “Le tu themi të gjithëve, deputetë e administratë që të punojnë në AMLF.

Çështë kjo histori! Sikur po bëjnë vezën e kuqe ata” tha Anastas Angjeli. “Atëhere zonjë të ardhurat e siguruara nga mbledhja e gjobave dhe kamtvonesave të derdhen 90 % për buxhetin e shtetit dhe 10 % ngelen në llogari të AMLF. Këto të ardhura nga gjobat dhe kamatvonesat  të përdoren nga AMLF-ja për investime si për mekanizimin, informatizimin, përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit. Kaq. Mbyllet këtu. Shpërblimet i vendos tjetër organ, nuk mund ti vendosim ne”, tha më tej Braçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here