Home Ekonomi INSTAT: Ekonomia shqipëtare është në rritje për tremujorin e parë 2017

INSTAT: Ekonomia shqipëtare është në rritje për tremujorin e parë 2017

958
0

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2017 vlerësohet me rritje prej 3,94 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2016. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Ndërtimi me +1.00 pikë përqindje, Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me +0,51 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,51 pikë përqindje, Industria, Energjia dhe Uji me +0,50 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe te Sigurimit me +0.37 pikë përqindje, Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me +0,27 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,27 pikë përqindje, Pasuritë e paluajtshme me +0,03 pikë përqindje. Negativisht kanë kontribuar aktivitetet Shërbimet e tjera me -0,01 pikë përqindje dhe Informacioni dhe Komunikacioni me -0,08 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,56 pikë përqindje.

Fig. 1 Kontributi i degëve kryesore të ekonomisë në normën reale të rritjes së P.B.B
(t1_2017/ t1_2016)

Degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e parë të vitit 2017 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2016 shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 1,14 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rritje me 4,31 %. Ndikimin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë nën grupi Energji Elektrike i cili pati rritje me
10,81 % dhe Industria Përpunuese me 3,41 %. Nga ana tjetër Industria Nxjerrëse vijon ecurinë negative duke shënuar rënie me 3,93 %. Aktiviteti i Ndërtimit pati rritje me 14,06 %, i ndikuar nga investimet publike dhe nga investimet private kryesisht të lidhura me TAP. Grupi i aktiviteteve Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 3,39 %, i ndikuar kryesisht nga tregtia me shumicë dhe transporti tokësor. Grupi i aktiviteteve
Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënie prej 2,65 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 15,77 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 0,50 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 5,29 %. Grupi i aktiviteteve të Administratës
Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pati rritje me 4,24 %, i ndikuar kryesisht nga shëndetësia, ndërkohë që arsimi shfaqet me rënie të lehtë. Grupi i aktiviteteve Shërbime të tjera si Arte dhe argëtim, Aktivitete të tjera shërbimi, Aktivitete të familjes, Aktivitete të familjes për përdorim të vet, Aktivitete të organizatave ndërkombëtar, pati rënie me -0,39 %. Taksat Neto mbi produktet patën rritje me 4,41 %.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here