Home Aktualitet Femrat me sytë ngjyrë kafe dhe meshkujt me fytyrë të rrumbullakët, janë...

Femrat me sytë ngjyrë kafe dhe meshkujt me fytyrë të rrumbullakët, janë më të besueshëm

2222
0

A keni menduar ndonjëherë se çfarë thonë sytë për ju? E pra me sa duket, femrat me sytë ngjyrë kafe janë konsideruar më të besueshme se sa ato me sy kaltër, dhe djemtë me fytyrë të rrumbullakët po ashtu më të besueshëm sesa ata me fytyrë të mprehtë.

Në një studim të botuar nga Universiteti Charles në Çeki, pjesëmarrësit vështruan fytyrat e femrave dhe meshkujve dhe janë pyetur për të vlerësimin rreth besueshmërisë së tyre, vetëm duke vështruar sytë e tyre: ngjyrën dhe formën.

Shumë mendonin se njerëzit me ngjyrë kafe janë më të besueshëm se ata me blu, por megjithatë ngjyra e syve mund të mos jetë faktor përcaktues.

Për meshkujt, kryesisht vlerësimet lidhen me formën: Pjesëmarrësit thanë se do t’i besonin më shumë njerëzit me fytyra të rrumbullakëta dhe gojë të madhe më shumë se sa ata me fytyrë të gjatë.

Për femrat, forma e fytyrave nuk kanë ndikuar rezultatet ashtu si për meshkujt. Interesante ishte, se kur tregohen fytyra identike dhe me sytë me ngjyra të ndryshme, pjesëmarrësit u shprehën se ata do t’i besonin në mënyrë të barabartë.

Përfundimi duket se karakteristikat e fytyrës që lidhen me sytë kafe, janë ato që e bën dikë të duket më i besueshëm.

Pyetjet mbeten: pse burrat gjykohen më shumë nga forma e fytyrës, ndërsa femrat gjykohen më shumë nga ngjyra e syve të tyre?

Çfarë është ajo që ka lidhje me formën e fytyrës apo ngjyrën e syve, që e bën dikë të krijojë besim?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here