Home Aktualitet Ekzekutohet ish mundesi i Dinamos, Leonard Bilali

Ekzekutohet ish mundesi i Dinamos, Leonard Bilali

671
0

TIRANE- Identifikohet autori i vrasjës ëe ish-mundësit të Dinamos, Leonard Bilali, ndërsa vazhdon aksioni i policisë për arrestimin e tij.
Ekzekutimi me 4 plumba pistolete i ish-mundësit të Dinamos, ndodhi mbremjën e djeshme.

30-vjeçari u qëllua teksa ishte i ulur në një nga tavolinat e lokalit ‘Shijaksburg’, pranë stacionit të fundi të autobusit të Tiranës së Re, në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet.

Bilali u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, ku ka ndërruar jetën si pasojë e plagëve të rënda të marra në kokë dhe në trup. Në vendin e ngjarjes shkuan shërbime të shumta të Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës, dhe oficerët e skuadrës së zbulimit të krimeve kundër jetës dhe shëndetit.

Autori ka qëlluar, fillimisht një herë nga përpara, duke e goditur në bark Bilalin, dhe më pas, kur si pasojë e goditjes 33-vjeçari është përkulur, autori e ka qëlluar edhe 3 herë të tjera nga pas, në krahun e majtë.

Autori është larguar më këmbë, por dyshohet se është ndihmuar edhe nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Burimet policore tashmë se, janë dy pistat kryesore ku po hetohet ajo e ndonjë grindjeje të momentit, si edhe një pistë për hakmarrje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here