Home Aktualitet E la vajzën në fejesë, babai plagos me armë krushkun

E la vajzën në fejesë, babai plagos me armë krushkun

505
0

Plagosen dhe përfundojnë në spitalin ushtarak dy banorë të Kamzës. Në orët e pasditës së të martës , 63 vjecari Riza Musai dhe 70 vjeçari Sokol Koço janë konfliktuar me njëri- tjetrin ndërsa situata ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit ndaj njëri-tjetrit, duke mbetur të dy të plagosur.

Ndërkaq menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Forcat blu konfirmojnë paraprakisht se konflikti mes këtyre personave ka ndodhur për çështje familjare , pasi dy protagonsitët kishin pasur më parë lidhje krushqie.

Menjeherë pas kësaj ngjarje të dy të plagosurit janë nisur drejt spitalit ushtarak ndërsa po marrin ndihmën e duhur mjekësore. Bluzat e bardha të këtij spitali bëjnë të ditur se 63 vjecari Musai ëhstë jashtë rrezikut për jetën ndërsa 70 vjecari Sokol Koco është më rëndë dhe do ti nënshtrohet ndërhtyrjes kirurgjikale në këmbë.

Ngjarja që tronditi zonën e Kamzës ndodhi në afërsi të shkollës “Ibrahim rrugova”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here