Home Aktualitet Berat, bie ne humnere fuoristrada, 3 te plagosur rende

Berat, bie ne humnere fuoristrada, 3 te plagosur rende

637
0

aksident-beratNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Novaj të Beratit. Mësohet se një automjet ka rënë nga një humnerë nga një lartësi prej 100 metrash, teksa ishte duke kaluar në një kthesë, e për pasojë janë plagosur tre persona.

Përkatësisht, të plagosur kanë ngelur drejtuesi i mjetit Bexhet Bajraktari, 53 vjeç, Deli Dervishi 19 vjeç dhe Muharrem Dervishi, 17 vjeç, këta të fundit vëllezër

Automjeti tip fuoristradë me pelegrinë ishte duke shkuar drejt Kulmakut, në malin e Tomorrit. Ndërkohë, mësohet se të aksidentuarit ndodhen në sallën e operacionit, ndërsa gjendja e tyre paraqitet kritike dhe po shihet mundësi që të plagosurit të transportohen drejt Spitalit të Traumës.

“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Novaj, pak kilometra në afërsi të Kulmakut. Pelegrinët kanë rënë në një lartësi prej 100 metër. Të plagosur janë në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Berat. Dy prej tyre janë vëllezër. Mësohet se gjendja e tyre paraqitet kritike dhe po shihet mundësi që të plagosurit të transportohen drejt Spitalit të Traumës. Ndërsa familjarët kanë denoncuar se në këtë rrugë nuk është bërë asnjë investim.

Kjo rrugë vizitohet nga turistet, por nuk është shumë e rrahur si aks. Në 5 ditët e pelegrinazhit kjo rrugë është e mbipopulluar. Vjet ka pasur dy aksidente me viktime. Ndërkohë vitet e kaluara ka pasur 7 aksidente me të plagosur dhe gjymtuar.”- përcjell Eneida Petova për News24.

Çdo vit, në Malin e Tomorrit organizohet pelegrinazh I cili zgjat 5 ditë, në të cilin marrin pjesë qytetarë nga i gjithë vendi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here