Home Shendetesi 10 keshilla mjekesore per shendetin tuaj

10 keshilla mjekesore per shendetin tuaj

1118
0

10 këshilla të nevojshme që duhet të ndiqni

1- Kujdesuni për zemrën
Nëse doni të shmangni sëmundjet e zemrës filloni nga kujdesi për dhëmbët. Eksperti amerikan i dhëmbëve, Dr. Kenneth Bueltmann, thotë se femrat që bëjnë “floos” në dhëmbët e tyre më shumë se dy herë në ditë, kanë një buzëqeshje të bukur por “floosing” shkatërron bakteret e dhëmbëve të cilat shkaktojnë sëmundje kronike. Një infeksion i gojës, nënkupton bakterin i cili futet në gjak, kontribuon jashtëzakonisht në sëmundjet e zemrës, diabetin dhe në rrugët e frymëmarrjes.

Një rrezik përbën edhe kur je shtatzënë. Kohët e fundit është konstatuar se problemet me zemrën zënë vendin kryesor të sëmundjeve më të shfaqura në popullsinë shqiptare. Nuk është i pakët numri i pacientëve drejtuar qendrave spitalore për të diagnostikuar dhe kuruar problemet me zemrën. Nuk janë të pakta rastet e vdekjeve nga ataku kardiak tek pacientët që kanë probleme me zemrën. Më të prekur janë të moshuarit, por nuk janë të rralla rastet kur edhe persona në moshë të re paraqiten me probleme të tilla.

2- Shmangni sëmundjet neurologjike
Nëse doni të mbroni trurin tuaj, konsumoni acid folik. Nëse nuk keni një nivel normal të acidit folik në dietën tuaj, jeni të rrezikuar nga shfaqja e Alzheimers, thekson shkencëtari amerikan Judi Adams. “Acidi folik gjithashtu redukton rrezikun e kancerit si dhe rregullon nivelin e homokisteinës, një aminoacid që lufton sëmundjet e zemrës dhe e forcon atë. Agrumet janë një ushqim po aq i dobishëm sa dhe buka apo brumërat. Sëmundjet neurologjike shkaktohen nga çrregullime dhe shqetësime psikologjike, por në disa raste edhe nervore.

Disa nga këto sëmundje neurologjike janë më të shpeshta me fillimin e stinës së nxehtë, por nuk mungojnë edhe rastet të cilat shfaqen vetëm në kohën e lagësht ose në stinën e ftohtë. Një nga faktorët më të rëndësishëm që është shkaktar i kësaj sëmundjeje është edhe stresi dhe sipas specialistëve, nga studimet më të fundit ky është faktori për të cilin nuk mund të ketë një mjekim specifik, por vetëm trajtime më shumë psikologjike.

3- Variçet venoze
Nëse doni të shmangni variçet venoze, bëni kontrolle mjekësore.
Shumë gra, mbi moshën 30 vjeç vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variçeve, por vetëm duke mbajtur sistemin digjestiv në lëvizje, mund të gjeni çelësin e shmangies së këtij problemi. Specialisti amerikan i venave, Dr. Luis Navarro këshillon: Gratë mund të parandalojnë shfaqjen e varikozës duke zgjedhur ushqime të pasura me produkte të bimëve me kërcell, gruri, orizi, etj, të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Evitoni dhe qëndrimin ulur me këmbët kryqëzuar.

4- Problemet me sytë
Nëse doni të shmangni problemet me sytë, kontrollojini herë pas here Duhet të bëni një vizitë të syve çdo 2 vjet, nëse nuk dëshironi të vini syze apo lente kontakti. Nuk duhet të kujtohemi për kontrollin e tyre vetëm në ato raste kur pësojmë aksident apo kur kemi pamje të turbulluar. Optometristët ngulmojnë në gjendjen shëndetësore të njeriut duke filluar që nga shqetësime të tilla si diabeti, presioni i lartë i gjakut, skleroza, si dhe tumoret në tru. Duhet të keni kujdes pasi ekspozimi i përzgjatur ose jo i duhur nën rrezet e diellit mund të shkaktojë dëmtim të syve.

5- Bëni gjumë të rehatshëm
Nëse doni të rrisni imunitetin e organizmit, bëni gjumë të rehatshëm. Shumë nga ne nuk bëjnë gjumë të qetë ose flenë pak. Profesori amerikan Joan Shaver thotë: “Gjumi i pamjaftueshëm ndikon në funksionet fizike, gjendjen shpirtërore dhe përqendrimin. Dobëson sistemin imunitar, fillon dhimbja e kokës dhe mund të çojë edhe në depresion”. Njerëzit me sëmundjen e
pagjumësisë nuk qëndrojnë dot në stabilitet social, sapo nisin një punë, nuk e përballojnë dot dhe detyrohen ta lënë. Por edhe gjumi me orar të zgjatur mund të jetë problematik për shëndetin tuaj. Orari i gjumit duhet të jetë pak a shumë i qëndrueshëm.

6- Konsumoni fibrat
Nëse doni të jeni energjik gjatë gjithë ditës, filloni me “fibra” që në mëngjes. Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve. Ju mban në formë për një kohë të gjatë dhe gjithashtu nuk ndikon në shtim të peshës. Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Në këtë kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme. Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendesitin, sëmundjet e zemrës.

7- Shmangni Osteoporozën
Nëse doni të shmangni osteoporozën duhet të merrni vitaminë K. Osteoporoza shfaqet në një në çdo tre gra të moshës mbi 50 vjeç në Britani dhe faktorët që e shkaktojnë janë menopauza e hershme, anoreksia si dhe përdorimi për një kohë të gjatë kortikosteroideve. Siofra Sharpe, nga Shoqata Ndërkombëtare e Osteoporozës, rekomandon ngrënien e luleshtrydheve gjatë sezonit të tyre të prodhimit. Këto janë produkte të pasura me vitamina K që është indentifikuar si një trajtues i efektshëm i osteoporozës. Kërkimet kanë treguar se vitamina K. kontribuon në eliminimin e problemeve të kockave.

8- Mos u shëndoshni

Nëse ju doni të dobësoheni dhe të rrini të dobët konsumoni bajamet, lajthitë, arrat sepse ato rrallëherë shkaktojnë probleme në shtimin në peshë. Këta ushqyes përmbajnë lëndë, kalori e vitamina, aq sa për të shuar urinë për 2 orë, ndërsa po të jenë të një kualiteti të keq shuajnë urinë vetëm për 30 minuta. Por jo vetëm kaq. Ato përmbajnë fitokimikate të cilat reduktojnë rrezikun e kancerit në shumë organe të brendshme dhe gjithashtu luftojnë artritin. Vetëm përpiquni që të mos jenë të përpunuara me shumë kripëra, pasi përpunimi i tyre ul nivelin e përbërësve natyrorë.

9- Presioni i gjakut
Kujdesuni që presioni i gjakut të jetë në nivel normal.
Nga presioni i lartë i gjakut vuajnë një në çdo tre të rinj në Britani si dhe shumë gra të moshës 35 deri 55 vjeçe. Dona Roberts, menaxhere në fushatat për Shoqatën e Presionit të gjakut, kujton: “të shihen me kujdes etiketat e ushqimeve, për sasinë e “fshehur” të kripës, sepse kjo është rruga kryesore nga e merrni, nëpërmjet ushqimeve. Shumë nga ne marrin në ditë dyfish sasi të kripës, shumë më tepër sesa ka nevojë organizmi”. Reduktimi i kripës është një nga faktorët më të rëndësishëm në uljen e presionit të gjakut.

10- Dhimbjet e kokës
Nëse doni të mos keni dhimbje koke, përdorni peshkun. Japonezët kanë një shkallë të ulët të depresionit sepse ata përdorin në gatim vajin e peshkut. Nutrionisti, Fabienne Garceau thotë se ne akoma nuk arrijmë të perceptojmë mesazhin kur flitet për këtë acid yndyror. Britanikët nuk para e përdorin peshkun, vetëm 11 % e tyre mund të marrin një herë në javë. Ndaj nuk është për t’u habitur kur shohim se njerëzit janë gjithnjë të tensionuar. Migrena është sëmundja më e përhapur neurologjike në vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrën mbi 10% të popullsisë dhe çdokush mund të provojë migrenën, megjithatë trashëgimia gjenetike dhe faktorë të tjerë.

Previous articleMbyllet paqesisht protesta e PD. Basha ne krye sebashku me familjen
Next article5 këshilla të çuditshme mjekesore. Konsumi i aspirines dhe vaji i mustardes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here