Home Ekonomi Koncensioni i ri, 100 mln euro per laboratoret

Koncensioni i ri, 100 mln euro per laboratoret

1629
0

Kompania që ka fituar për 10 vjet koncesionin e laboratorëve me vlerë 100 milionë euro, do të investojë në total vetëm 9.9 milionë euro. Diferenca rreth 90 milionë euro për 10 vitet e ardhshme do të jenë kostot operacionale dhe fitimi i kompanisë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastitirliu deklaroi se koncesioni do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.
“Kompania do të investojë 7 milionë euro për aparaturat dhe infrastrukturën, si dhe 2.9 milionë euro të tjera në vitin e 7 të koncesionit”, u shpreh Manastirliu.

Koncesioni 10-vjeçar i laboratorëve iu dha një konsorciumi të përbërë nga tre kompani; shqiptarja “Labopharma”, holandezja “AB Laboratory Solutions” si dhe francezja “Exalab”. Por dy kompanitë e para, të cilat kanë 75 për qind të aksioneve të koncesionit, zotërohen nga i njëjti pronar, biznesmeni shqiptar Janis Karathano.

“Ky koncesion do të përmirësojë ndjeshëm shërbimin e laboratorëve në vend”, tha Manastirliu.
Për vitin e ardhshëm qeveria do të paguajë 30 milionë euro për katër koncesionet e shëndetësisë, atë të dializës, check up-it, sterilizmit dhe kontratën e laboratorëve. Kjo shifër është 10 milionë euro më e lartë se sa i gjithë buxheti i investimeve publike në shëndetësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here