HYRJE Aktualitet Aksident tragjik, vdes aktori i Korçës Perika Gjezi

Aksident tragjik, vdes aktori i Korçës Perika Gjezi

0
225

KORCE-  Një aksident ë rëndë rrugor i ka marrë jetën aktorit të Teatrit të Korcës, Perika Gjezi.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korcë-Voskopojë teksa automjeti me të cilin udhëtonte 60 vjecari është përplasur me një mjet tip fuoristradë.

Përplasja ka qenë fatale për aktorin i cili udhëtonte i vetëm në drejtim të Korcës, ndërsa eshte shoqeruar drejtuesit i fuoristradës.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit tragjik që i kushtoi jetën aktorit të mirënjohur të qytetit të Korcës.

Perika Gjezi ka lindur në vitin 1949 në qytetin e Korçës. Ai ka përfunduar studimet e larta për art dramatik në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në vitin 1975, kohë prej së cilës ka punuar si aktor i teatrit “A.Z.Çajupi” të Korçës. Gjezi ka luajtur mjaft role të spikatura në teatrin e Korçës dhe në kinematografinë shqiptare.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here