Home Aktualitet Trafiku “rrugor” mbyt Tiranën, akset kryesore të bllokuara

Trafiku “rrugor” mbyt Tiranën, akset kryesore të bllokuara

1474
0

Tirana vazhdon të mbetet nën fluksin e trafikut. Edhe pse është mesjavë, rradhët e gjata të automjeteve në shumë akse të kryeqytetit janë prezente jo vetëm në orët e mëngjesit e paradites, por edhe pasdite. Pasditen se sotme në rrugët kryesore lëvizja e makinave ka qënë e vështirë edhe pse kanë kaluar disa ditë nga festat e fundvitit.

Kështu në Unazën e Re dhe aksi i Unazës nga Treni deri tek Zogu i Zi, trafiku është bllokuar për disa orë.
Kanë mjaftuar disa anomali të vogla, si mungesa e semaforëve apo forcave të policisë dhe qytetarët kanë mbetur në trefik edhe pse moti ka qënë pa rreshje shiu.

Numri i madh i automjeteve si shkak edhe i shumë emigrantëve që janë këto ditë në Tiranë, kënë bërë akset rrugore të mos e përballojnë fluksin dhe të pushtohen nga trafiku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here