Home Aktualitet Kurbin, mijëra pelegrinë në kishën e Shena Ndout

Kurbin, mijëra pelegrinë në kishën e Shena Ndout

955
0

Mijëra vetë kanë marrë pjesë në peligrinazhin e pervitshëm te Kisha e Shena Ndout, në rrethin e Kurbinit.

Besimtaret kanë nisur të popullojnë të gjthë vendin përreth kishës dhe vendin e shenjtë që në orët e para të mengjesit të së shtunës dhe kanë qëndruar aty gjatë gjithë natës, duke ndjekur edhe ritualin e lutjeve të tyre.

Me shpresen se Shena Ndou do u plotesoje deshirat e tyre, pelgrinet kane vazhduar ritualin e lutjeve duke sfiduar edhe temperaturat e larta. Shtimi i fluksit te pelegrineve ne kete kishe ka bere qe Drejtoria e Shendetit Publik Kurbin te hape edhe nje pike urgjence ne afersi te kishes per t’u ardhur ne ndihme edhe peligrineve ne raste problemesh.

Deri ne oret e mengjesit kane marre ndihmen mjekesore mbi 120 veta te cilet kane paraqitur edhe komplikacione te ndryshme si pasoje e mbipopulllimit ne ambientet rreth e rrotull kishes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here