Home Aktualitet Itali, shkaterrohet rrjeti nderkombetar i droges

Itali, shkaterrohet rrjeti nderkombetar i droges

553
0

carabinieriAutoritetet italiane kanë shkatërruar një organizatë kriminale, që merrej kryesisht me trafikun e kokainës në shtetin fqinj. Mediat italiane bëjnë të ditur se policia në Genova ka arrestuar 7 persona, shqiptarë e italianë, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të kokainës. Droga importohej nga Holanda për tu shitur më pas në provinca të ndryshme të Italisë.

Momentalisht nuk bëhen ende të ditur emrat e të arrestuarve, ndërkohë që pritet një njoftim zyrtar i policisë lidhur me këtë operacion, në të cilin është përfshirë edhe INTERPOL-i, pasi disa persona të dyshuar si anëtarë të bandës mendohet se janë fshehur në Zvicër dhe Shqipëri.

Sipas mediave italiane, në Shqipëri dhe Zvicër, policia lokale ka kryer mëngjesin e sotëm veprime të rëndësishme lidhur me këtë operacion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here