Home Aktualitet IKMT fillon prishjen e ndertimeve ne aksin Lushnje – Fier

IKMT fillon prishjen e ndertimeve ne aksin Lushnje – Fier

558
0

lushnjeInspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka nisur sot një aksion në aksin Fier-Rrogozhinë për rehabilitimin e rrethrrotullimeve. Plani i punës së IKMT nisit të zbatohet në rrethrrotullimin e Grabianit në Lushnje, ku ishte parashikuar të shembej një objekt një katësh.

Megjithatë, inspektorët e IKMT kanë ndeshur kundërshtimin e pronarit të objektit i cili është konfrontuar me policisë. Kjo pasi ai pretendon se zotëron dokumentacion të rregullt.

Nga ana e saj IKMT dhe efektivët e policisë vijojnë punën për prishjen e objekteve pa leje në këtë zonë me qëllim rehabilitimin e saj. Sipas IKMT janë parashikuar të prishen një sërë objektesh disa katëshe, ku mes të tjerash do të përdoret edhe lënda plasëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here