Home Politike Zgjedhjet lokale: Ja kush janë kandidatët e PS dhe të PD-LSI

Zgjedhjet lokale: Ja kush janë kandidatët e PS dhe të PD-LSI

682
1

Partitë janë në orët e fundit të hartimit të përzgjedhjes së kandidatëve të zgjedhjeve lokale të 8 Majit. Thuajse të gjitha strukturat e partive në bazë e dinë se cili do të jetë kandidati i tyre për njësinë vendore. Zyrtare është që Partia Demokratike do të sakrifikojë tre deputetët për të marrë qytetet e mëdha. Në Tiranë tashmë Lulzim Basha do të konkurrojë përballë Edi Ramës. Në Durrës është një tjetër ministër që do të përballet me Vangjush Dakon. Bëhet fjalë për drejtuesin e MTKRS-së Ferdinand Xhaferri. Në Vlorë demokratët do të vendosin përballë Shpëtim Gjikës deputetin Ardian Kollozi. Lëvizja Socialiste për Integrim në koalicion me PD-së do të ketë disa qytete ku do të bëhet pjesë, në Elbasan do të jetë Durim Hushi i cili do të ndeshet me Qazim Sejdinin. Në Lezhë do të jetë Viktor Tusha, në Pogradec do të jetë Luan Topçiu. Socialistët janë të kursyer porsa i përket deputetëve të saj. Deri më tani askush prej të mandatuarve të opozitës nuk do të kërkojë mandat në nivel vendor. I vetmi që po përflitet është Fatos Tushe në Lushnjë, por që ende s’ka një konfirmim zyrtar. LSI në Tiranë do të mbështesë Lulzim Bashën, ndërsa do konkurrojë më 4 njësi vendore, si ajo me numër 2, 3, 5 dhe 6. PD në Tiranë do të ketë vetëm gjysmën e njësive vendore, pasi një njësi do e marrë PDIU dhe një PR. Nga ana tjetër selia rozë do të ketë të gjitha njësitë e Tiranës me kandidatë të saj për shkak se aleatëve do u japë në zona të tjera.
Duelet më të forta
Qyteti bregdetar i Vlorës është një tjetër fushë beteje mes mazhorancës dhe opozitës. Shpëtim Gjika kërkon një tjetër mandat jo vetëm për punët që ka bërë por dhe për faktin se Vlora historikisht është një bastion i së majtës, dhe fitorja është thuajse e sigurt. PD për të thyer bastionin socialist të Vlorës do të nxjerr një figurë të rëndësishme të saj në këtë qytetet. Bëhet fjalë për Ardian Kollozin, i cili do të dorëzoj mandatin e deputetit për të qenë i parë në qytetin e Flamurit.Shqipëria e Mesme përbën një tjetër fushë beteje mjaft të ashpër për dy partitë kryesore. Në qytetin e Elbasanit nga Partia Socialiste do të jetë sërish në garë Qazim Sejdini i cili është ndër bashkiakët më të vlerësuar nga ana e Edi Ramës. Sejdini është i lidhur ngushtë dhe me anëtarësinë socialiste në këtë qytet, për shkak të funksioneve partiake që ka mbajtur. Por dhe punët e kryera në këtë qytet janë avantazh i madh për Sejdinin. Përballë do të ketë Durim Hushin e LSI-së i cili në vitin 2007 ka bërë fushatë pro Sejdinit pasi ishte pjesë e Partisë Socialiste. Korça është qyteti tjetër i madh i cili palët politike kanë pretendime të mëdha. Në këtë qytet nga e majta pritet konfirmim i Niko Peleshit, i cili është ndër emrat më të mirë të së majtës në këtë qytet. Peleshi është bërë kryetar i bashkisë së Korçës në vitin 2007 dhe për të çuar deri në fund projektin e tij do të kërkoj dhe një mandat tjetër. Lufta politike në këtë qytet do të varet shumë dhe nga sjella politike e LSI, e cila në këto zgjedhje do të dalë me Partinë Demokratike. E djathta pritet të ketë kandidat për bashkinë Adrea Mano, që ka mbajtur dhe postin e prefektit të qarkut.

Tirana
Edi Rama vs Lulzim Basha

Më 8 maj të vitit 2011 vërtetë do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme vendore, por në të vërtetë ato dhe kanë rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare. Në Tiranë do të zhvillohet një betejë e ashpër mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por jo më pak të rëndësishëm janë dhe garat që do të zhvillohen në qytetet kryesore të vendit. Rama kërkon mandatin e katërtë ndërsa Basha kërkon të thyej mitin e Ramës në kryeqytet.

Durrës
Vangjush Dako vs Ferdinand Xhaferri

Pas betejës së fortë për Tiranën, qyteti i dytë më i rëndësishëm është Durrësi. Në këtë qytet pritet që rivaliteti të jetë mes kandidatëve Vangjush Dako dhe Ferdinand Xhaferri. I pari që i përket opozitës do të kërkojë një tjetër mandat për të fituar qytetin bregdetar. Në zgjedhjet e shkuara Dako ka fituar me një rezultat të ngushtë duke pasur në aleancë dhe LSI-në, këtë herë do ti duhet të luftojë fort pasi ka diferencë mes kampeve politike.

Vlorë
Shpëtim Gjika vs Ardian Kollozi

Qyteti bregdetar i Vlorës është një tjetër fushë beteje mes mazhorancës dhe opozitës. Shpëtim Gjika kërkon një tjetër mandat jo vetëm për punët që ka bërë por dhe për faktin se Vlora historikisht është një bastion i së majtës, dhe fitorja është thuajse e sigurt. PD për të thyer bastionin socialist të Vlorës do të nxjerr një figurë të rëndësishme të saj në këtë qytet. Bëhet fjalë për Ardian Kollozin i cili do të dorëzoj mandatin e deputetit për të qenë i parë në qytetin e Flamurit.

Elbasan
Qazim Sejdini vs Durim Hushi

Në qytetin e Elbasanit nga Partia Socialiste do të jetë sërish në garë Qazim Sejdini, i cili është ndër bashkiakët më të vlerësuar nga ana e Edi Ramës. Sejdini është i lidhur ngushtë dhe me anëtarësinë socialiste në këtë qytet për shkak të funksioneve partiake që ka mbajtur. Por dhe punët e kryera në këtë qytet janë avantazh i madh për Sejdinin. Përballë tij Sejdini do të të gjejë një të njohur të vjetër i cili në vitin 2007 i ka dhënë ndihmë për të fituar. Bëhet fjalë për Durim Hushin e LSI-së i cili do të përfaqësojë kandidatin e mazhorancës.

Korçë
Niko Peleshi vs Andrea Mano

Korça është qyteti tjetër i madh i cili palët politike kanë pretendime të mëdha. Në këtë qytet nga e majta pritet konfirmim i Niko Peleshit i cili është ndër emrat më të mirë të së majtës në këtë qytet. Peleshi është bërë kryetar i bashkisë së Korçës në vitin 2007 dhe për të çuar deri në fund projektin e tij do të kërkoj dhe një mandat tjetër. Lufta politike në këtë qytet do të varet shumë dhe nga sjella politik e LSI e cila në këto zgjedhje do të dal me Partinë Demokratike. E djathta pritet të ketë kandidat për bashkinë Adrea Mano i cili ka mbajtur dhe postin e prefektit të qarkut.

Kandidatët e konfirmuar nga opozita
Durrës, Vangjush Dako
Vlorë, Shpëtim Gjika
Elbasan, Qazim Sejdini
Korçë, Niko Peleshi
Berat, Fadil Nasufi
Fier, Baftjar Zeqo
Shkodër, Keti Bazhdari
Pogradec, Artan Shkëmbi
Saranda, Stefan Çipa
Lushnjë, Fatos Tushe
Himarë, kandidati i PBDNJ
Gjirokastër, Flamur Bime
Tiranë, Edi Rama

Kandidatët e konfirmuar nga mazhoranca
Tiranë, Lulzim Basha
Durrës, Ferdinand Xhaferri
Elbasani, Durim Hushi, LSI
Korça, Adrea Mano
Vlora, Ardian Kollozi
Shkodër, Lorenc Luka
Burrel, Skënder Lleshi
Pogradec, Luan Topçiu LSI
Corovodë, Nesim Spahiu LSI
Lezhë, Viktor Tusha LSI
Lushnjë, Albert Sanxhaku, LSI
Përmet, Kujtim Hoxha, LSI

Protestuesit Eurosocialistë akuzojnë Bashën për katër vrasjet e 21 Janarit

FRESSH protestë kundër Lulzim Bashës: Ik vrasës, ik

Me moton “Ik vrasës, ik” dhe me parulla në duar, të rinjtë e forumit Eurosocialist kanë protestuar dje përpara Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar në mënyrë urgjente largimin e Lulzim Bashës nga qeveria. Dhjetëra eurosocialistë kanë protestuar duke e akuzuar Bashën si vrasësin e katër qytetarëve të thjeshtë më 21 Janar. Me parullat fotografi të Bashës, ku e cilësonin si të “kërkuar” dhe parulla ku e krahasonin me diktatorin e Libisë, Gedafin, protestuesit kërkuan dorëheqjen e Bashës nga Ministria e Brendshme. Protesta ka zgjatur një orë e gjysmë dhe më pas protestuesit janë shpërndarë qetësisht.
Protesta
Protesta kundër ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, e parashikuar në mesditën e djeshme, nisi rreth orës 13:15 minuta. Dhjetëra eurosocialistë të grumbulluar para ministrisë së Brendshme me moton “kanë thirrur dhe hedhur parulla kundër ministrit Lulzim Basha. Protestuesit mbanin në duar fotografi të vogla të ministrit Basha, ku ishte shkruar “Wanted”, dhe i është hequr një kryq i kuq. Protestuesit kanë shpërthyer në thirrje “Ik vrasës, ik” dhe “Lulzim Gedafi”  Në mesditë forcat e policisë kishin marrë masat, duke vendosur një shirit të kuq dhe kishin krijuar një kordon për të ruajtur institucionin. Po rreth mesditës ambasadori amerikan Alexander Arvizu zhvilloi një takim të shkurtër me forcat e policisë që ndodheshin në ambientet e jashtme të ministrisë. Takimi është zhvilluar para se të rinjtë eurosocialistë të nisnin protestën, për largimin e ministrit Basha duke e quajtur përgjegjës për 4 vrasjet e 21 Janarit. Fressh ka ftuar mbështetësit e saj dhe të PS-së që të mblidhen para Ministrisë së Brendshme me parulla e thirrje patriotike në pritje të një reagimi nga ana e ministrit Basha. Protesta e fundit e Fressh para ministrisë së Brendshme, ishte 10 ditë më parë.
Vijimi i protestës
20 minuta pas nisjes së protestës para Ministrisë së Brendshme, protestuesit janë ulur këmbëkryq para godinës së ministrisë dhe hera herës lëshonin thirrje për largimin e Lulzim Bashës, ndërsa në duar mbanin doto të ministrit. Vetë ministri Lulzim Basha është larguar nga ministria para se të fillonte protesta. Elisa Spiropali, kryetarja e FRESSH deklaroi se i është kërkuar leje policisë që protesta të vazhdojë deri në orën 24. 00 por policia nuk ka garantuar. Spiropali shtoi se do negociohet me policinë ndërkohë që protestuesit shprehen të vendosur se do të qëndrojnë aty derisa ministri të largohet, pasi “është përgjegjës për vrasjet e 21 Janarit”.
Përfundon tubimi
Rreth orës 14: 30 minuta protestuesit eurosocialistë janë shpërndarë. Protesta ishte parashikuar të zgjaste deri në mesnatë, por ka zgjatur një orë e gjysmë dhe pas fjalimit të kryetares së FRESSH, Spiropali protestuesit janë shpërndarë qetësisht. Nuk dihet nëse protestuesit do rikthehen sërish në protestë për të cilën FRESSH i kishte kërkuar leje policisë deri në orën 24:00 por kjo e fundit nuk pranoi.

PS i përgjigjet Bashës: Të shkojë përpara gjyqit

Lulzim Basha nuk mund të dalë të flasë për sigurinë e kryeqytetit, në një kohë që duhet të ishte përpara gjyqit për vrasjet e 21 Janarit ishte reagimi i Partia Socialiste pas vizitës së ministrit të Brendshëm në Drejtorinë e Policisë. “Si mund të dalë Lulzim Basha të flasë e të mburret për video survejimin e Tiranës në një kohë kur ai duhet të ishte përpara gjyqit për vrasjet e 21 janarit? A mund të flasë për sigurinë e kryeqytetit Lulzim Basha që mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për manipulimet dhe falsifikimet e shifrave dramatike të kriminalitetit në vend? Si mund të qeshë Lulzim Basha përpara kamerave kur Tirana dhe e gjithë Shqipëria kërkojnë largimin e tij, të Saliut dhe të krejt koalicionit të turpit pasi e kanë parë në video kusarinë e tyre të pashoqe dhe pasi e kanë parë sesi vranë në mënyrën më kriminale 4 qytetarë të pafajshëm” tha Megi Ayteresa.

500 MB dhuratë me blerjen e një aparati celular 3G në dyqanet Vodafone

Një mundësi reale për të eksploruar shpejtësinë marramendëse të internetit në celular përmes teknologjisë 3G. Kompania Vodafone sapo ka hedhur në treg një tjetër ofertë joshëse për t’iu dhënë mundësinë të gjithë klientëve të saj të planeve tarifore me parapagesë të përjetojnë magjinë e internetit të shpejtësisë së lartë në celular përmes teknologjisë 3G – e ofruar në Shqipëri ekskluzivisht nga Vodafone. Oferta mundëson që me blerjen e një aparati celular të përshtatshëm për teknologjinë 3G në secilin prej dyqaneve Vodafone të përfitohen automatikisht 500 MB Internet falas për t’u konsumuar për një muaj. Pjesë e kësaj oferte është dhe i famshmi Samsung Galaxy Tab, telefonat inteligjentë Vodafone 945 dhe shumë telefona të tjerë nga më të kërkuarit në treg, të cilët vijnë me çmime që i përshtaten buxhetit të gjithkujt. Teknologjia 3G ofron navigim shumë të shpejtë në faqet e internetit, shkarkim me shpejtësi të përmbajtjeve tuaja të preferuara, kryerjen e video-thirrjeve si dhe shumë aplikime të tjera që kërkojnë internet të shpejtësisë së lartë. Kjo ofertë është e vlefshme deri në datën 1 Maj 2011 – ekskluzivisht për klientët me parapagesë Vodafone. Për më shumë informacion mbi këtë ofertë vizitoni dyqanet Vodafone ose klikoni në www.vodafone.al.

Kuvendi i Shqipërisë çel dyert për gratë artiste

Në një atmosferë të ngrohtë dhe të përzemërt, Kuvendi i Shqipërisë çeli dje dyert për “Krijueset gra të Arteve të Bukura”, ku të pranishme ishin pedagoge të arteve të bukura, mësuese të Liceut Artistik, gra dhe vajza të reja piktore. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përshëndeti përzemërsisht gratë artiste duke theksuar se në botën shqiptare gruaja artiste ka qenë, është dhe do të jetë e pranishme në atmosferën artistike si artiste me krijimtarinë e saj, por dhe si subjekt apo temë e artit për të gjithë krijuesit e fushave të tij. Me këtë rast, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u hap një ekspozitë me piktura të artistëve më të mëdhenj shqiptarë si portreti i Nënës shkodrane nga piktori Simon Rrota, portreti i gruas së Lunxhërisë nga piktori Nexhmedin Zajmi, portreti i Rozafës nga piktori Sali Shijaku, piktura nga e para piktore femër në Shqipëri, Cezarina Darragjati si dhe piktura të grave artiste të pranishme në këtë aktivitet. Në vlerësimin e saj për këto portrete, Kryetarja e Kuvendit tha se tek të gjitha pikturat dallohet bota e brendshme femërore, që shfaqet besnike, e aftë, delikate, individuale, psikologjike dhe ekspresive.

 

1 COMMENT

  1. Edvini, “kryeministri i ardheshem”, wow!
    Kombesia; kroat, çoban, grek, çifut, slloven, ndoshta edhe pak shqiptar. Pa me thoni ku njef kombsi ai?
    Besimi fetar: ateist, ortodox, budist, katolik, musliman, e kush dreqi e din; po ku njef ai fe, Zot e Krisht e din e iman?
    Familja; akuzon te atin se i ka perdoruar te shoqen, del lakuriq neper plazhe te botes. Nji here kam fluturuar me te, fatekeqesisht isha ndenjur pran tij, puthej e shqyhej me nje dhi, si vete mostra, e nuk ja ndiente se perrreth tij te gjith ishim familjar shqiptare:e ku njef ai familje? Profesioni: piktor. Piktura e tij nuk merret vesht, abstrakt pictute, diçka e till ka lindur nga
    ata qe nuk kan prirje per pikture, Edvini as qe nuk din te pikturoje fytyren e nje njeriu, ia pikturon vetem fytyren e tije. Tirana te krijon pershtypjen e nje qyteti kabelesh me ate “artin” e Edit. Une nuk urrej socialistet por urrej maskrenjet, njerzit e ulet e te pafetyret si Edi Ram. Ka socialista te mire, burra shqiptare e familjare sa te duash, Arben mala, Pandeliu, Nano, Ruçi etj, po vall pse e lane kete mut mutit ne krye?>

Leave a Reply to Besim Çulaj Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here